Ushtria amerikane pajiset me mini-dronë

Ushtria amerikane do të pajiset me dronë pa pilot të tipit Kamikaz-1.

Sipas një raporti të Press Tv, komanda e operacioneve speciale të ushtrisë amerikane, njoftoi se deri në verë të vitit 2017, ushtria amerikane do të pajiset me 325 sisteme mini-ajrore të tipit Lamas. Dronët e këtij sistemi mund të përdoren në mënyrë mekanike dhe automatike. Dronët peshojnë më pak se 2.5kg dhe mund të transportohen shumë lehtë me çanta kurrizi dhe për 2 minuta përgatiten për të kryer sulme duke goditur objektivin 10 km larg në një distancë kohore prej 15-30 minuta. Kohët e fundit, Amerika duke përdorur dronët ushtarakë ka marrë jetën e mijëra personave. Sipas statistikave të deritanishme, shumica e viktimave të sulmeve me dronë, janë civilë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne