Ushtria e Egjiptit sulm ajror në Libi

Ushtria e Egjiptit ka ndërmarrë një ofensivë ajrore në qytetin Derne të Libisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Lajmi është bërë publik nga televizioni shtetëror i Egjiptit, i cili duke u mbështetur në një deklaratë të Ministrisë egjiptiane të Mbrojtjes, ka thënë se pas sulmit ndaj autobusit që transportonte të krishterë në Minja të Egjiptit, ushtria e këtij vendi ka ndërmarrë një operacion ajror ndaj grupeve të armatosura që dyshohen se kanë lidhje me këtë sulm në Libi.

Në lajm nuk jepen detaje për ofensivën, ndërsa thuhet se urdhri ka ardhur nga presidenti i vendit, Abdulfettah es-Sisi.

Ndërsa sipas informacioneve të marra nga burimet e ushtrisë, thuhet se në këtë sulm ajror, shënjestër kanë qenë Këshilli i Konsulencës së Muxhahidëve, organizatë kjo e cila lufton kundër DEASH-it dhe forcave të gjeneralit Halife Hafter në Libi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne