Ushtria e Katarit në gatishmëri të lartë, paralajmëron Arabinë Saudite

Një burim ushtarak amerikan bëri të ditur se ushtria e Katarit është vendosur në gjendje të lartë gatishmërie.

Burimi në fjalë deklaroi për CNN se Amerika po i ndjek nga afër lëvizjet e ushtrisë katariote dhe shtoi se Katari ka paralajmëruar seriozisht Arabinë Saudite, Emiratet dhe Bahrejnin se do të hapë zjarr ndaj çdo anije që futet në ujërat territoriale të Katarit. Burimi ushtarak amerikan që preferoi të mbetet anonim, bëri të ditur se 16 tanke Leopard të ushtrisë katariote janë dislokuar aktualisht në kryeqytetin Doha dhe shtoi: “Ministria e Mbrojtjes e Katarit u ka dërguar letra paralajmëruese qeverive të Arabisë Saudite, Emirateve dhe Bahrejnit ku ka theksuar se Katari nuk do të tolerojë asnjë shkelje të territorit dhe hapësirës ajrore dhe detare të tij”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne