Ushtria e Mianmarit djeg kufomat e myslimanëve të Arakanit për të fshehur masakrat

“Kemi konstatuar se ushtria dhe civilët e tjerë mbledhin dhe djegin kufomat e personave që kanë vrarë, në mënyrë që prapa tyre të mos lënë prova”, ka thënë Lewa në një deklaratë për BBC në lidhje me dhunën që ushtrohet ndaj myslimanëve të Arakanit nga ushtria e Mianmarit dhe budistët radikalë.

Ai është shprehur se organizata e tyre vëzhgon incidentet e dhunës në Arakan, duke shtuar se të paktën 130 myslimanë të Arakanit kanë humbur jetën vetëm në një vendbanim në qytetin Rathidaung.

Lewa ka shtuar se kanë dëgjuar zëra që në tri fshatra të tjerë të jenë vrarë “dhjetëra” myslimanë të tjerë të Arakanit.

“Forcat e sigurisë rrethojnë fshatrat dhe hapin zjarr në drejtim të njerëzve. Po ashtu, nëse bëjmë krahasim me ngjarjet e tetorit të vitit të kaluar, në ngjarjet aktuale shohim se ushtrisë i janë bashkangjitur shumë më shumë njerëz nga popullata budiste”, ka thënë Lewa.

Në sulmet e vazhdueshme, që ushtria birmane po ndërmerr në Arakan qysh prej 25 gushtit nën justifikimin e luftës kundër militantëve të armatosur, kanë humbur jetën një numër shumë i madh myslimanësh rohingianë. Numri i saktë i viktimave ende nuk mund të verifikohet, pasi qeveria e Mianmarit nuk lejon hyrjen e organizatave ndërkombëtare. Sipas OJQ-ve në Arakan, mbi 1.000 civilë kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjera pohojnë se bilanci është shumë herë më i rëndë.

Mbi 60 fshatra janë sulmuar dhe 1/5 e tyre janë djegur plotësisht, ndërkohë që dhjetëra-mijëra myslimanë të këtij shteti përpiqen të arratisen nga rajoni, ku rrezikojnë jetën.

Civilët po bëjnë çmos për të kaluar nga Mianmari në Bangladesh me rrugë tokësore dhe detare.

Organizata e Kombeve të Bashkuara raporton se mbi 125 myslimanë rohingianë kanë hyrë në Bangladesh deri më tani, por dhjetëra-mijëra të janë duke pritur ende në zonën kufitare.

Qeveria e Mianmarit po ashtu nuk është duke lejuar shpërndarjen e ndihmave humanitare për myslimanët e Arakanit, që kanë marrë rrugët e emigrimit ose kanë mbetur pa shtëpi./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne