Ushtria izraelite arreston 12 palestinezë

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 12 palestinezë përfshirë dy fëmijë në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Mes të arrestuarve gjenden edhe 2 fëmijë të moshës 9 dhe 12 vjeçare, ndërsa janë arrestuar në një shkollë në qytetin El Halil (Hebron) nga ana e ushtarëve izraelitë.

Ushtria izraelite shpesh kryen arrestime në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim dhe arreston palestinezët me pretendime të ndryshme.

Sipas të dhënave të burimeve zyrtare palestineze në burgjet e Izraelit ndodhen rreth 6.500 palestinezë, në mesin e të cilëve gjenden gra dhe fëmijë.

Burimi: AA

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne