Ushtria izraelite arreston deputetin palestinez

Forcat izraelite të mërkurën arrestuan një anëtar të Këshillit Legjislativ Palestinez (PLC) nga shtëpia e tij në qytetin El-Halil (Hebron), të Bregut Perëndimor, sipas banorëve vendas.

Deputeti Mohammad Abu Jhesheh i grupit palestinez Hamas u arrestua gjatë bastisjes të shtëpisë e tij nga ushtria izraelite në qytezën Ezna të El-Halil (Hebron), thonë banorët.

Hamasi akoma nuk është prononcuar rreth arrestimit.

Ushtria izraelite shpesh kryen bastisje dhe arrestime në të gjithë Bregun Perëndimor të okupuar nën akuza të ndryshme.

Sipas shifrave palestineze, rreth 6.500 palestinezë vazhdojnë të vuajnë në qendrat e paraburgimit në Izrael, duke përfshirë qindra gra dhe të rritur.

Burimi: AA

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne