Izraeli bombardoi një pikë ushtarake të krahut të armatosur të Hamasit, Brigada Izzeddin el-Kassam, në Rripin e Gazës.
Burimet shëndetësore bënë të ditur se në sulme nuk pati të vrarë ose të plagosur.
Përmes një deklarate me shkrim, ushtria izraelite njoftoi se ishin vënë re 4 palestinezë që kaluan telat në kufi për të dëmtuar pajisjet ushtarake, të cilat Izraeli i përdor për të kërkuar tunelet në jug të Gazës.
Në deklaratë bëhet e ditur se pas afrimit të forcave ushtarake izraelite, palestinezët u tërhoqën./ trt