Ushtria izraelite godet 25 objektiva të Hamasit në Rripin e Gazës

Ushtria e Izraelit ka kryer sulme ndaj 25 objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës.

Zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit, Avichay Adraee, në një deklaratë të bërë nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetin social Twitter është shprehur se avionët luftarakë të Izraelit, si përgjigje ndaj sulmeve me raketa të hedhura në anën e Izraelit, ka kryer sulm ndaj 25 objektivave të Hamasit, në mesin e të cilëve ndodhet edhe një pikë nëntokësore e trajnimit.

Andraee bëri të ditur se “Nga kufiri i Gazës janë hedhur afërsisht 30 raketa në jug të Izraelit, ku 7 prej tyre janë interceptuar në ajër, ndërsa 3 kanë rënë në territoret e Gazës”.

“Hamasi mbrëmë ndërmori një sulm të rrezikshëm ndaj objektivave në brendësi të territoreve të Izraelit. Kjo organizatë, e cila është duke e çuar Gazën dhe banorët e tij drejt një tensionimi të ri, mbahet përgjegjëse për çdo gjë që jetohet në Rripin e Gazës”, bëri të ditur zëdhënësi i ushtrisë izraelite.

Ndërkaq ushtria izraelite si kundërpërgjigje ndaj balonave të lëshuar në drejtim të territoreve të Izraelit nga ana e Gazës, për të cilat pretendohet se mbanin materiale të ndezshme, ka goditur tre objektiva të Hamasit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne