Ushtria izraelite sulm me raketa në Gaza

Ushtria izraelite ka raketuar një kullë vrojtimi të krahut ushtarak të Hamasit në Han Yunus, në Rripin e Gazës.

Sipas pohimeve të dëshmitarëve, në rajonin e kullës së vrojtimit detonuan dy raketa, por në sulm nuk ka të vdekur.

Krahas kësaj, nga anijet luftarake izraelite është hapur zjarr ndaj varkës palestineze të peshkimit, jo shumë larg brigjeve të Gazës. As në këtë sulm nuk ka të vdekur.

Ushtria izraelite nuk është prononcuar zyrtarisht lidhur me këto incidente./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne