Ushtria izraelite sulmon ushtrinë siriane

Në vazhdën e mbështetjes së regjimit sionist për terroristët që operojnë në Siri, ushtria e këtij regjimi ka sulmuar dhe bombarduar pozicionet e ushtrisë siriane në zonat kufitare mes Izraelit dhe Sirisë.

Sipas një njoftimit të kanalit Sky News, ushtria izraelite ka sulmuar pozicionet e ushtrisë siriane në pikën kufitare Ganitra. Deri tani nuk ka të dhëna mbi numrin e viktimave të këtij sulmi. Ushtria izraelite ka pretenduar se sulmi është kryer në shenjë reagimi ndaj një sulmi me predha nga territori sirian në lartësitë Golan. Që nga nisja e krizës në vitin 2011 në Siri, ushtria izraelite disa herë u ka ardhur në ndihmë grupeve terroriste duke sulmuar dhe bombarduar pozicionet e ushtrisë siriane. Sulmet e ushtrisë së regjimit sionist kundër Sirisë, vazhdimisht kryhen me pretekstin se nga territori sirian janë lëshuar predha dhe raketa në drejtim të Izraelit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne