Ushtria izraelite vret një palestinez

Ushtria izraelite ka vrarë një palestinez me pretendimin se ka tentuar t’i dëmtojë gardhin mes Izraelit dhe Rripit të Gazës.

Në një deklaratë nga ushtria e Izraelit thuhet se “ushtarët izraelitë duke gjuajtur me armë zjarri kanë plagosur një person, i cili pretendohet se ka tentuar t’i dëmtojë gardhin mes Rripit të Gazës dhe Izraelit”.

Përkundër ndërhyrjes nga ekipet shëndetësore palestineze personi në fjalë ka ndërruar jetë.

Përveç kësaj, forcat izraelite kanë arrestuar edhe 3 palestinezë, me pretendim se kanë kaluar nëpërmjet rrugëve ilegale në Izrael.

Palestinezët që nga 30 marsi organizojnë protesta paqësore nën moton “Marshi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin në kuadër të 42 vjetorit të Ditës së Tokës.

Ndërkohë, ushtarët izraelitë hapin zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë “kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006”.

Në ndërhyrjen e ushtarëve të Izraelit ndaj protestave paqësore më shumë se 170 palestinezë kanë rënë dëshmorë ndërsa më shumë se 18 mijë të tjerë janë plagosur.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne