‘Ushtria Kombëtare’ të cilës i ka dalë garant Erdogani

Këto grupime që më parë kanë qëndruar në të njëjtat fronte me Al Kaedën (Frontin e Nusras), edhe në zonat që janë nën kontrollin e Firat Kalkani (Trupat turke që kanë ndërhyrë në Siri) nuk kanë mundur të krijojnë aleancë të përbashkët.

Nga Fehim Taştekin

Presidenti Rexhep Taip Erdogani është i sigurtë për grupimet me të cilat TSK-ja ka bërë aleancë në terrenin e Sirisë. Ai u jep kaq shumë atribute këtyre grupimeve që i përmbledh nën atë që njihet si ‘Ushtria e Lirë Siriane’ (ULS) sa i quan ‘Te zotët e vërtetë të Sirisë’. Ushtrinë siriane e përshkruan si ‘pushtuesit e vërtetë’ dhe shprehet ‘se territoret që janë marrë nga kontrolli i terroristëve t’i kalohen këtyre grupimeve.’

Është aq i sigurt për këto grupime sa shprehet se “me lejen e Allahut do ta fitojmë këtë operacion në bashkëpunim me ULS-në”. Duke qënë se nuk është dëbuar nga Ambasada e Mosulit pavarësisht gjithë paralajmërimeve ish ambasadori është lënë peng në duar të ISIS-it, Erdogani i është drejtuar zëvendës kryetarit të Partisë së Republikës Popullore, Ozturk Jëllmaz kështu: “Hej ti i pamoralshm, ndërkohë që t’i flije nështratin tënd të ngrohtë, ata luftëtarë të Ushtrisë së Lirë të Sirisë me ushtarët e mi po luftojnë krah për krah kundër atyre terroristëve që t’i i sheh si mbështetës”, duke dalë kështu garant i këtyre ushtarëve.

Është e kuptueshme që Erdogani t’i dalë në mbrojtje ortakëve të tij prej të cilëve ka krijuar shpresa të mëdha se do ta ndihmojnë në rrugën drejt Damaskut. Sepse janë të dyja palë fajtore, kanë informacione dhe sekrete të përbashkta. Të flasësh kundër Lëvizjes së Degës së Ullirit dhe këtyre grupe është pothuajse një tradhëti kundër vendit.

***

Çfarëështë ajo që na pengon të dimë se me këështë duke punuar TSK-ja, të flasim hapur në lidhje me këtë çështje dhe të diskutojmëse çfarë pasojash do të sjellë për shtetin një gjë e këtillë? Pse është tradhëti që të flasim në lidhje me ato që po planifikohen në lidhje me shtetin tonë? Ka shumë organizata që e mbështesin ose që i janë bashkuar Lëvizjes së Degës së Ullirit me ndimën e TSk-së dhe me koordinimin e MIT-it. disa nga organizatat dhe koalcionet që bien në sy janë këto:

Xhephet el Shamije, Fejlak el Sham, Ahrar el Sham, Skuadra e Hamzait, Xhejsh el Nasir, Njësitë Nureddin Zenki, Sukur el Xhebel, Njësia Semerkand, Njësia Muntasir Billah, Njësia Sulltan Murat, Njësia Fatih Sulltan Mehmet etj.

Kush janë këto? Kam folur më parë në lidhje me rrënjët ose me strukturat e këtyre organizatave. Për shembull, në kryesinë e organizatës kryesore me të cilat punon Turqia si Ahrar el Sham janë vendosur kadro nga Al Kaeda të këtillë si Ebu Halid el Suri, që ka qënë i dërguari i Usame bin Ladin në Siri. Ndërkohë, disa prej këtyre organizatave janë të ndërlidhura me Vllazërinë Myslimane që u ka fituar simpatinë gjatë viteve 1970 dhe 1980 me kryengritjet e tyre të dhunshme.

Një nga frontet kryesore e vendosur në Xhinederes dhe Malin Seman në drejtimin e lëvizjes drejt Afrinit, Nureddin Zenki fillimisht ka pas gëzuar mbështetjen e CIA-s si dhe ka bashkëpunuar edhe me Frontin Nusra, qëështë një degë e Al Kaedës në Siri për të ndërtuar atë që njihet si Hejet Tahrir el Sham. Gjatë muajit korrik të vitit të kaluar, Nureddin Zenki nuk ndihej komfort me sulmet e Hejet Tahrir el Sham për të dëbuar nga Idlibi Ahrar el Shamit, për këtë arsye vazhdoi të vepronte i pavarur. Kjo organizatë pati zënë vend në aktualitet me trasmetimin e një video ku pritej koka e një refugjati palestinaz që ishte vetëm 12 vjeç, Abdullah Taisir el Isa.

Edhe Partia Islame e Trukmenistanit (PIT) që medohet të ketë dhënë mbështejen e saj nga jugu për rrethimin e Afrinit është një organizatë e ndërlidhur me Al Kaedën dhe me talebanët. Kjo organizatë e krijuar nga ujgurët, gjatë kohës që xhihadistët kishin filluar të sulmonin xhihadistët e tjerë është pozicionnuar përkrah Tahrir el Sham.

Thënë në mënyrë të përmbledhur, milicitë që po veprojnë nën hijen e Degës së Ullirit janë ish-antarë të Al Kaedës, xhihadistë selefi, selefi të ‘modernizuarë’, islamikë të politizuarë, islamikë modernë, mbetje nga Ushtria e Lirë Siriane që ende e quajnë veten revolucionarë, agalarët e luftës, oportunistët, ata që janë në kërkim të surprizave, ushtarët me pagesë dhe ata palë që kontrollohen nga MIT-i. Është një koalicion që ka paradigma brenda vetes nga sheriatçinjtë tek më modernët, që janë të shpërdarë dhe kanë një udhëheqje që në krye të prishur.

***

Qeveria turke i ka përshëndtur gjithnjë këto grupimr si ‘revolucionarë që po luftonin kundër një regjimi mizor’, ndërkohë që vetë qeveria siriane i cilëson ato si ‘terroristë.’

Një pjesë e këtyre grupimeve që i janë bashhkuar Lëvizjes Firat Kalkan janë dizenjuar nga fillimi për t’i shërbyer axhendës private të Turqisë. Objektivi i parë që duhet goditur sipas kësaj axhede është ‘autonomia demokratike’ në lidershipin e kurdëve.

Sipas agjensisë së lajmeve Anadolu, TSK-ja pasi ka plotësuar fazën e parë të krijimit të Firat kalkanit që prej 29 marsit të vitit 2017 ka filluar që të trajnojë dhe që të financojë disa grupime që kishin ndërtuar kampe përgjat kufirit të Turqisë. Antarëve të Ushtrisë së Lirë Siriane u është dhënë trajnim për përleshje tek më tek; u është mësuar të përdorin municone të ndryshme si raketat dhe armë të motorizuara të kalibrit të mesëm dhe të rëndë. Më pas, më 30 dhjetor të vitit 2017 u bashkuan 30 organizata me tre korpuse nën emrin ‘Ushtria Kombëtare Siriane.’ Pavarësisht se këto grupime që drejtohen nga Dhoma e Operacioneve Havar Kilis në kufi, këtyre grupime nuk mund t’u thuhet as ‘ushtri’ dhe as ‘forcë kombëtare’.

Këto grupime që më parë kanë qënë në të njëjtin front me Al Kaedën (me Frontin Nusra), nuk kanë arritur të bëhen aleate me njëra tjetrën në territoret e kontrolluara nga Firat Kalkani. Këto grupime herë pas here kanë luftuar kundër njri-tjetrit. Arsyet e konflikteve mes tyre kanë qënë padakordësitë, vjedhjet dhe ngacmimet. Në thelbin e vërtetë të konfliktit qëndron lufta dhe pushtet dhe konkurrenca.

Një shembull konkret është ai i nëntorit të vitit 2016 kur Bazat e Nureddin Zenki u përplasën në lindje të Aleppos me Festakim. Përsëri më nëntor të vitit 2016 u konfliktuan në Detën Kufiztare të Onxhupënar Fronti el Shamije me Frontin Sulltan Murad. Në vijim të së njëjtit konflik janë përleshur këtë herë edhe Nureddin Zenki, në zonat Ahrar el Sham Azez me Fronti el Shamije. Në prill të vitit 2017, në Ahrar el Sham Kabasin është sulmuarAhfad Selahaddin. Gjatë së njëjtës periudhë janë konfliktuar me njëri-tjetrin në veri të Aleppos edhe Fronti el Shamije me Sulltan Sulejman Shahun. Lufta kundër Fronti el Shamijes përfshiu me shpejtësi në një kohë të shkurtër edhe Sultan Muradin, Skuadrën e Hamzait dhe Sukur el Xhebelin. Në maj të vitit 2017, konflikti në Xherablus përfshiu Sulltan Muradin dhe Feilak el Shamin kundër Ahrar el Sharkija. Gjatë së njëjtës periudhë në Azez u zhvillua një përplasje mes Xhephet el Shamije dhe Fejlak el Sham. Në maj tëvitit 2017 treshja e përbërë nga Xhephet el Shamije , Skuadra e Hamzait dhe Sulltan Muradi i hapi luftë në El Rai Njësisë Fursan. Më qershor të vitit 2017, Sulltan Muradi hapi një front të madh në Azez kundër Ahrar el Shamit. Aleatë nga të dyja palët u përfshinë në këtë luftë. Ahfad Selahaddin, e cila nuk pranoi t’i bashkohej sulmit të TSK-së kundër Afrinit u vu në shenestrën e ortakëve të tjerë. U kap udhëheqësi i organizatës, u torturua dhe më pas iu dorëzua Turqisë.

***

Shumica e këtyre grupimeve janë të akuzuara për lloje të ndryshme krimesh të rënda si spastrim etnik, spastrim fetar, masakra civile, torturë, ekzekutim, pengmarrje, vjedhje, grabitje, keqtrajtim dhe shfrytëzim. Të gjitha janë të bashkuara në armiqësinë e tyre kundër alevive (sekt i ngjashëm me bektashizmin). Po kështu është përhapur edhe armiqësia e përsëritshme kundër kurdëve përballë PYD-së dhe YPG-së. Edhe të krishterët nuk kanë vuajtur pak nga këto grupime. Më së fundi, gjatë verës viktimë të armiqësisë sektare ranë eziditë e Eli Kinos.

Gjatë gjithë periudhës së krizës së Sirisë, Turqia ka ndihmuar me atë të qeverisë saj, Ushtrisë, shërbimeve të inteligjencës, administratës dhe elementëve civilë në formoimin e këtyre organizatave, trajnimin dhe financimin e tyre. Këto organizata që drei dje mbështeteshin për hir të ndryshimit të regjimit në Siri, sot po legjitimohen si elementë tokësorë në luftën kundër Pyd-së dhe YPG-së, madje edhe po heroizohen përpara popullit.

Kjo nuk do të mbetet vetëm si një e keqe e bërë në Siri, kjo gjë do të hyjë në histori si një bumerang kundrejt Turqisë që do ta angazojë për një kohë të gjatë, do ta lodhë dhe madje do ta godasë. Tani, pse është tradhëti ta shohësh dhe ta shohësh që tani këtë gjë!

Burimi : Gazete Duvar/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne