Ushtria siriane arrin në kufijtë e Jordanisë

Ushtria siriane me çlirimin e plotë të periferisë lindore të provincës Sueda në jug të Sirisë, ka arritur në kufijtë e Jordanisë.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, forcat e ushtrisë siriane të premten kanë arritur të çlirojnë nga pushtimi i terroristëve takfiristë disa pjesë të rëndësishme të rajoneve dhe kodrave në periferi të provincës Sueda dhe të pozicionohen në kufijtë e Jordanisë. Sipas këtij raporti, të gjitha vendkalimet e vendosura në kufijtë e përbashkët të Sirisë dhe Jordanisë janë nën kontrollin e plotë të ushtrisë siriane dhe janë ndërprerë të gjitha linjat për dërgimin e ndihmave dhe armëve për grupet terroirste në Dara dhe Guten lindore. Në lindje të Sirisë po ashtu forcat siriane pas çlirimit të plotë të periferisë së Homsit nga terroristët e ISIS, kanë arritur të avancojnë në drejtim të Dejr ul Zurit, për t’i dhënë fund rrethimit të gjatë të këtij qyteti./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne