Forcat tokësore të ushtrisë siriane pas pesë vitesh janë futur në provincën Dejr ul Zur në lindje të Sirisë, duke marrë nën kontroll disa rajone të kësaj province.
Qyteti i pasur me naftë nga viti 2014 gjendet i rrethuar nga grupi terrorist takfirist ISIS. Sipas një raporti të agjencisë së lajmeve IRNA, mediat siriane kanë raportuar se ushtria e Sirisë me mbështetjen e forcave të rezidencës janë futur në rajonet Arz Al Veshas, Sed Al Vaer, Vadi Al Vaer që gjenden në kufi me Irakut. Sipas këtij burimi mediatik, spastrimi i këtyre rajoneve nga grupi terrorist takfirist ISIS është bërë pas sulmit të ushtrisë siriane ndaj pozicioneve të këtij grupi në rajonin Vadi Al Luizie, duke marrë kontrollin e plotë të këtij rajoni./ PT