Ushtria turke dënon skandalin ushtarak të NATO-s

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke theksoi se skandali në trajnimin e NATO-s është i papranueshëm.

Në deklaratën e bërë nga Shtatmadhoria tërhiqet vëmendja në ngjarjet e fazës së fundit të stërvitjen ushtarake “Trident Javelin” të NATO-s në Qendrën e Përbashkët të Luftës në Norvegji.

Në deklaratë rikujtohet se në stërvitje, ndër fotografitë në shënjestër të ‘fuqive kundërshtare (armike)’ zinte vend edhe fotografia e Mustafa Kemal ATATURK dhe në brendësi të tekstit të stërvitjes në median sociale me një llogari të rreme në emër të Presidentit Rexhep Tajip Erdoan ( Recep Tayyip Erdoğan) zinin vend shprehje mbështetëse për liderët “e fuqive kundërshtare”.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke bëri të ditur se kjo ngjarje është e papranueshme dhe është protestuar në mënyrë të shkruar dhe verbale ndaj autoriteteve ushtarake të NATO-s në lidhje me këtë çështje.

Gjithashtu bëhet e ditur se personeli ushtarak turk i Forcave të Armatosura Turke pjesëmarrës në stërvitje është tërhequr menjëherë nga kjo stërvitje.

Në deklaratë bëhet e ditur gjithashtu se autoritetet e NATO-s kanë shprehur hidhërimin në lidhje me ngjarje duke bërë të ditur se kjo është e papranueshme dhe kanë kërkuar falje me shkrim dhe në mënyrë verbale.

Burimet ushtarake bënë të ditur se ngjarja ishte personale dhe dy personat përgjegjës për ngjarjen janë hequr nga puna.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne