Ushtria turke nuk prek civilët/të pafajshmit, mjedisin, objektet historike, fetare dhe kulturore

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) iu përgjigjën mbrëmjen e së hënës nga llogaria zyrtare në “Twitter” pretendimeve rreth dëmtimit të civilëve dhe objekteve historike gjatë operacionit “Dega e Ullirit” në Afrin të Sirisë.

Në postimin e bërë në rrjetin social “Twitter” nga ushtria turke zunë vend fotografi të Halepit, Rakës dhe Gutës Lindore në Siri, si dhe qytetit Mosul të Irakut, të cilat janë bërë rrafsh me tojë nga regjimi i Esadit, organizatat terroriste dhe disa fuqi imperialiste, por edhe pamje të Afrinit pas operacionit “Dega e Ullirit”.

Përmes këtij postimi u përcoll gjithashtu mesazhi: “Civilët/personat e pafajshëm, mjedisi, veprat historike dhe objektet fetare/kulturore janë të paprekshme për Forcat e Armatosura të Turqisë.”

Në fotografitë e shpërndara nga ushtria turke duken qartë shkatërrimi i bërë në Rakë nga organizata separatiste terroriste PKK/PYD-YPG, e cila mori mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nën pretekstin e luftës kundër DAESH-it; ndërtesat e rrënuara pas sulmeve të regjimit të Esadit ndaj civilëve në Halep dhe Gutën Lindore, si dhe Mosuli i rrafshuar në procesin e çlirimit të këtij qyteti irakian nga organizata terroriste DAESH.

Përkundër këtyre, në fotografi paraqitet fare bukur se në procesin e operacionit “Dega e Ullirit”, filluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë më 20 janar për të garantuar sigurinë e stabilitetin në kufij dhe Afrin të Sirisë, për të asnjanësuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste, nuk është derdhur gjaku i asnjë civili dhe qyteti nuk është kthyer në gërmadhë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne