Ushtria venezueliane vendos sistemet S-300, Rusia dërgon bombardues bërthamorë

Menjëherë pas arrestimit të një celule terroriste të lidhur me Shtetet e Bashkuara, ushtria venezueliane përshpejtoi vendosjen e sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-300.

Ushtria venezueliane ka vendosur shumë sisteme të mbrojtjes ajrore S-300 në një bazë ajrore kyçe në jug të Karakasit, njoftoi të dielën Image Sat International. Forcat e armatosura të Venezuelës gjithashtu morën mbështetje të rëndësishme të dielën, kur forca ajrore ruse dhe personeli i saj ushtarak mbërritën në Venezuelë. Dy aeroplanë ushtarakë rusë kanë arritur në aeroportin kryesor të Venezuelës, bashkë me dhjetëra trupa dhe një numër të madh të pajisjeve. Bëhet fjalë për bombardues strategjikë bërthamorë TU-33M, të cilët janë ulur në Karakas. Aeroplanët janë dërguar për të “zbatuar kontratat teknike për ushtri”, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve, Sputnik. Ky hap vjen tre muaj pasi të dyja kombet kanë mbajtur stërvitje të përbashkëta ushtarake. Rusia ka qenë aleate e Venezuelës për kohë të gjatë, duke i dhënë kësaj të fundit kredi në vlerë të miliarda dollarëve, si dhe duke i mbështetur ushtrinë dhe industrinë e naftës. Rusia po ashtu ka kundërshtuar hapur sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Qeverisë së presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro. Marrëdhëniet në mes të Rusisë dhe Venezuelës janë forcuar pas protestave, që kanë shpërthyer muaj më parë në Venezuelë, me ç’rast, lideri i opozitës, Juan Guaido e ka shpallur veten president të përkohshëm./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne