Ushtronte dhunë fizike ndaj fëmijëve, në pranga edukatorja e kopështit privat

Prangoset nga policia e Tiranës edukatorja e një kopshti privat në kryeqytet, pas kallëzimit të dy nënave, se i ka dhunuar fëmijët në ambientet e kopshtit.

Policia bën me dije se në pranga u vu edukatorja 30-vjeçare me inicialet D.R. Kanë qenë prindërit e dy fëmijëve , nënat, që të shqetësuar nga reagimi i të vegjëlve të tyre bënë denoncimin ndaj edukatoret.

Pas arrestimit, u bë edhe sekuestrimi i kamerave filmike për të verifkuar se çfarë ka ndodhur konkretisht.

Njoftimi i policisë

Më datë 04.06.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2, kanë arrestuar shtetasen: – D R, 30 vjeçe, banuese në Tiranë, me profesion edukatore kopështi

Kjo shtetase është arrestuar , sepse me datë 04.06.2017, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr 2, janë paraqitur shtetaset J. B. dhe M. L., të cilat kanë bërë kallzim duke pretenduar se më datë 30.05.2017 dhe 31.05.2017, shtetasia D.R, duke kryer detyrën e saj si edukatore pranë një kopështi privat në rrugën “Nikolla Lena”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tyre të mitur në këtë kopësht.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të këtij kopështi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne