Vajza e parë që i bashkoi të gjitha femrat shqiptare në grupin “Maniake të Hixhab’it”

Është kjo Shehrije Bajrami, nga Lipjani, por e cila banon në Gjermani, vajzë e zgjuar, e mençur dhe e hijshme. Për portalin Gazeta Ozoni ajo dha një intervistë rreth jetës, shkollimit, mbulesës dhe për shumëë gjëra tjera interesante.

“Jam Shehrije Bajrami te gjithe me njohin si shery.

Une nga Lipjani jetoj edhe në Gjermani por permomentin gjate muajit te ramazanit jam në Kosovë.

Mbulesa është e obligueshme për muslimanen dhe një akt i bindjes së saj ndaj Krijuesit.

Shkollen e mesme kam perfunduar në Fushe Kosove, ndërsa për vazhdimin e Fakuletit mendoj ta kryej jashtë vendit te kosoves në Gjermani.

.Hapat e parë te udhezimit ishin ne vitin 2007 kur fillova ta praktikoj Islamin si namazin, agjerimin, leximin e Kur’anit etj, ndërsa vendimin për mbulesë e mora në vitin 2013 më saktesisht me datem 27.01.2013,kur ishte dita me e lumtur e jetes sime sepse tash me kisha përmbushur urdherin e Krijuesit.

Personalisht nuk kam qen e paragjykur nga njerezit sepse kam pasur mbeshtetjen e familjes sime dhe kjo ka qen e mjaftueshme per mua,ndersa e din qe ka njerëz te cilët paragjykojë për mbulesen por une mendoj qe ata nuk kan lexuar domethenjen apo çfarë vlere te madhe ka mbulesa per ne nje femer.

Unë personalisht falem ne shtepi por kjo nuk don te thot qe nuk shkoj asnjiherë perkundrazi kur jam ne udhetim por edhe kur nuk jam shkoj falem sepse eshte nje djenje me e veqant dhe e ndjen veten me afer Krijuesin kur falesh ne shtepin e Tij.

Po falë Zotit kam shume shoqe me mbulesa por edhe pa mbulesa,ne kohene fundit kam hapur nje grup në Facebook te ashtuquajtur Maniake të Hijjab-it grup i cili ka vetem gjinin femërore dhe shkëmbehen postime si,Hadithe,Ajete Kur’anore,foto të vajzave etj etj.

dhe shkëmbehen postime si: Hadithe, Ajete Kur’anore, foto të vajzave etj etj.

Ështeë grupi i parë që është hapur dhe dita ditës po shtohen vajza ku tashmë jemi bërë si një familje, dua ta ceki që në grup ka vajza edhe pa mbulesë me këtë deshta te lidhem aty tek shoqeria ku nuk jemi vetem shoqet mes vete por jemi edhe si motra.

Ky ka mbi 7,000 pjestare ne grup ka rregulla që çdo kush duhet të ju përmbahet,ëky grup ka bashkuar shumë motra pa dallim me apo pa mbulesë, neve na mjafton të jemi të lidhura mes vete dhe të rrespektojm njera tjeren ku edhe ashtu veprojmë.

Pa dyshim që leximi është ushqim per mendjen e njeriut dhe kohen e lirë lexoj shumë,libri qëpermomentin jam duke lexuar eshte “E DREJTA FAMILJARE TRASHIGIMORE” nje libër ku do ua kisha preferuar ta lexoni.

Jeta është shumë e shtrejtë jo vetëm për mua por për çdo njerin nga ne.
Ne e dim qe lindim, rritemi, dhe vdesim, por e dim qe jeta sjell gezime dhe hidhrime, por ne duhet te jemi ata te cilin duhet që të jemi të fortë në çdo sfid te saj apo çdo gjë na sjell jeta.
Te kalosh jetën kot për ne është një humbje e madhe, andaj duhet ta shfrytezojmë në vepra pune të mira ne menyrē qe edhe fundi ynë te jetë i mirë.

Mesazhi im per fund është, uroj që mbi popullim tim të këtë gjithmonë paqe dhe dashuri, urretja dhe xhelozia të mos kenë vend në zemrat tona,të jemi gjithmonë të dashur me njeri tjetrin t’i vleresojmë gjerat e mira, ta duam njeri- tjetrin duke mos bërë dallime mes njerëzve.” /GazetaOzoni

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne