Liza Peskova, vajza e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitri Peskov në Rusi, do të marrë pjesë në “Dosso Dossi Fashion Show”, një panair tekstili që do të mbahet në Antalya në emër të miqësisë turko-ruse.

Emrat e njohur, që do të marrin pjesë në shfaqjen më të madhe të modës në Turqi, e cila do të realizohet më 9 qershor nga “Dosso Dossi Fashion Show” në partneritet me “The Land of Legends”, vazhdojnë të postojnë mesazhe në turqisht përmes llogarive të tyre në mediat sociale.

Vajza e Peskovit, Liza Peskova do të jetë një ndër VIP-at që do të ndjekë shfaqen që do të organizohet në “The Land of Legends”.

Liza vjen nga familja Peskov, një familje e njohur turkologe për disa breza. Ajo ka lindur në Ankara dhe e cilëson veten të “dashuruar me Turqinë”. Edhe vizitën që do të bëjë në Turqi ajo e njoftoi me një mesazh në turqisht, që ka postuar në llogaritë e saj në mediat sociale.

Liza Peskova mesazhin e saj fillon duke thënë: “Përshëndetje Turqi” (Merhaba Türkiye).

“Për mua Turqia është atdheu im, po aq sa Rusia”, shprehet Peskova me çdo rast.

“Mirë u pafshim në shfaqjen e madhe “Dosso Dossi Fashion Show” dhe “The Land of Legends” që do të organizohet në Antalya në datat 8-13 qershor për miqësinë Turqi-Rusi”, shkruan Peskova në mesazhin e saj miqësor, e cila gjatë qëndrimit 1-javor në Antalya do të takohet edhe me përfaqësues të sektorit të turizmit dhe veshjeve të gatshme./ trt

30