Vala e re e regjimit sionist të Izraelit për vrasjen e fëmijëve

Sipas raportit të Qendrës për të Drejtat e Njeriut në Palestinë “Mizan”, në vitin 2018, ushtarët e regjimit sionist të Izraelit kanë vrarë 50 fëmijë palestinez dhe kanë plagosur 2 mijë e 890 të tjerë.

Në një pjesë tjetër të raportit, shkruante se forcat e regjimit sionist të Izraelit po vazhdojnë të shkelin të drejtat e popullit palestinez, në veçanti ato të fëmijëve dhe se vitin e kaluar, ata bombarduan dy shkolla në Rripin e Gazës. Që nga viti 2000, 2 mijë e 300 fëmijë palestinezë janë vrar në sulmet e ushtarëve të regjimit pushtues sionist të Izralit, që nga fillimi i Intifadës së Dytë.

Raportet e ndryshme tërhoqën vëmendjen ndaj regjimit sionist, i njohur si regjim vrasësish foshnjash për shkak të masakrave të bëra ndaj fëmijëve. Fëmijët palestinezë kanë qenë viktima të politikave brutale të regjimit sionist, edhe pse ato nuk paraqesin ndonjë kërcënim për regjimin e paligjshëm të vrasjeve. Sigurisht, vrasjet dhe përpjekjet e regjimit sionist kanë shkaktuar urrejtje dhe protesta ndaj këtij regjimi.

Gazetari amerikan Richard Silverstein e cilësoi regjimin sionist si një regjim vrasësish fëmijësh dhe bëri një vlerësim në lidhje me vrasjet e sionistëve kundër popullit palestinez: “Regjimi sionist i Izraelit po shkakton dhunë ndaj fëmijëve palestinez, duke iu shkaktuar atyre lëndime të drejtpërdrejta. Regjimi izraelit është vrasësi i fëmijëve palestinezë, të cilët janë fare të pafajshëm.”

Për shkak të pasivitetit dhe heshtjes së organeve ndërkombëtare, regjimi sionist i Izraelit po vazhdon në mënyrë arrogante vrasjet ndaj fëmijëve palestinez. Prova më konkrete e kësaj janë statistikat e larta të numrit të fëmijëve palestinezë të goditur nga plumbat luftarak në vitin 2018. Thekset e zyrtarëve të regjimit sionist zbulon natyrën e vërtetë të këtij regjimi ,armikun enjerzimit dhe vrasësin e fëmijëve.

Në mbledhjen e kabinetit në vitin e kaluar, Ministri i Arsimit i regjimit sionist, Neftali Benet kërkoi që fëmijët të cilët kishin hedhur balona ndezëse në territoret e pushtuara të Rripit të Gazës, të goditen drejtpërdrejt me avion luftarak dhe mjete ajrore pa pilot.

Mu për këto arsye, regjimi pirat është një nga regjimet kryesore që torturojnë fëmijët në një mënyrë që është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Masakra e palestinezëve, sidomos vrasja e fëmijëve dhe të rinjve, është bërë një ngjarje rutinë për regjimin vrasës. Shkelja e të drejtave të fëmijëve palestinezë nga regjimi sionist i Izraelit nuk po përfundon. Me arrogancën e shtuar, regjimi pirat vazhdon vrasjet e tij kundër fëmijëve palestinezë para syve të botës.

Qëndrimi i dhunshëm i regjimit okupues ndaj fëmijëve palestinezë është në kundërshtim me rregullat ndërkombëtare, veçanërisht me nenin 16 të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës. Sipas Nenit 16 të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës, dhuna ndaj fëmijëve është e ndaluar.

Qëndrimi i regjimit sionist kundër palestinezëve, sidomos fëmijëve, është shembulli më i qartë i vrasjes dhe gjenocidit kundër njerëzimit. Megjithatë, pasiviteti i Kombeve të Bashkuara kundër regjimit sionist vazhdon ende.

Megjithëse Kombet e Bashkuara pranojnë vrasjet e regjimit sionist kundër fëmijëve palestinezë,si rezultat i presionit, Perëndimi nuk e mori regjimin pirat në listën e regjimeve shkelëse të të drejtave të njeriut.

Në një mjedis të tillë, regjimi sionist po vazhdon vrasjet e tij kundër fëmijëve. Kjo është arsyeja pse bota ende është dëshmitare e vrasjes së fëmijëve nga ana e regjimit vrasësish fëmijësh.

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne