Valentina Duka dhe Grida Duma mbeshtesin ish-terroristet iraniane

Të martën në mbrëmje, më 4 dhjetor 2018, një delegacion parlamentar shqiptar i kryesuar nga zëvendëskryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Edi Paloka u takua dhe zhvilloi bisedime me Maryam Rajavi , presidenten e zgjedhur te MEK, organizates ish-terroriste iraniane qe SHBA ka strehuar ne Shqipëri.

Pesë anëtarë të Parlamentit Shqiptar, Edmond Spaho, Endri Hasa, Xhemal Gjunkshi, Grida Duma dhe Valentina Duka, moren pjesë në këtë takim me muxhahidinet iraniane.

Zëvendëskryetari i Parlamentit, Edi Paloka tha në këtë takim: “Jo vetëm ne në parlament, por të gjithë njerëzit e Shqipërisë janë të kënaqur me praninë e   MEK në këtë vend “. – por kjo eshte genjeshter sepse populli i Shqiperise ne pergjithesi nuk i do muxhahedinet, sepse eshte i frikesuar nga e shkuara e tyre militante dhe terroriste.

Ndersa deputeti tjeter demokrat Edmond Spaho tha: “Kurajoja juaj, vendosmëria dhe këmbëngulja është një shembull historik dhe për këtë arsye mbështetja ndërkombëtare për rezistencën tuaj rritet gjatë ditës”.  – Spaho me keto fjale jo vetem qe tregon servilizmin e tij ndaj muxhahedineve por edhe genjen pasi mbështetja ndërkombëtare për muxhahedinet sa vjen e zvogelohet.

Deputetja Grida Duma tha, “Është një kënaqësi për ju që t’ju mirëpresim dhe të thoni se ne të gjithë ne në Shqipëri mbështesim praninë tuaj këtu, sepse ju përfaqësoni vlerat e lirisë dhe demokracisë. Ju keni ringjallur parimet origjinale humanitare të Islamit dhe ju jeni përmbajtur detyrimeve fetare “. – nga keto fjale te Grides kuptojme qe deputetja nuk eshte injorante vetem nga vlerat e lirisë dhe demokracisë (pasi ish-terroristet e MEK jane armiqe te ketyre vlerave) por eshte injorante edhe nga feja Islame. Islami eshte kunder kulteve feminsto-marksiste te tipit MEK ku adhurohet kryetarja.

Ndersa deputetja Valentina Duka  tha, “Ju falënderojmë për të gjithë punën e mirë që keni bërë për lirinë e Iranit dhe veçanërisht për të drejtat e grave”. – edhe Duka njejte si Grida tregon injorancen e saj ne lidhje me Iranin dhe të drejtat e grave atje.

Deputeti Endri Hasa u mburr me te madhe se ai gjithmonë ndjek lajmet ne Iran   dhe kryengritjet duke shtuar, “Ne mbështesim aktivisht lëvizjen tuaj.”  – Deputeti Hasa ben mire te ndjeki lajmet dhe hallet e Shqiperise e te ngrej zerin ndonjeher ne parlament, sepse shqiptaret nuk e njohin.

Deputeti Xhemal Gjunkshi tha: “Kolegët e mi dhe unë ju përkrahim dhe dëshirojmë që ju të arrini qëllimin tuaj përfundimtar, që është liria e Iranit”.  – Ish gjenerali Gjunkishi mbase enderron qe se bashku me deputetin socialist Pandeli Majko te haj akullore me muxhahedinet ne Teheran.

Duke përshëndetur delegacionin parlamentar nga Shqipëria,   muxhahidja Maryam Rajavi, ish-terroristja iraniane,  shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e madhe që i është dhënë   organizates se saj ish-terroriste nga deputetët shqiptarë, pozite dhe opozite. Ajo tha: “Demonstratat dhe protestat nga shtresa të ndryshme shoqërore kanë vazhduar dhe po zgjerohen. Megjithëse Irani është një vend i pasur, shumica e popullsisë së Iranit sot jetojnë nën nivelin e varfërisë, papunësia, inflacioni dhe korrupsioni janë të shfrenuara. Pra, populli i Iranit është i vendosur për t’i dhënë fund kësaj situate dhe për të arritur lirinë e tyre “. – fjale keto te paverteta pasi populli iraniane jeton shume here me mire se populli i Shqiperise qe deputetet shqiptare e vjedhin dita-dites. Gjithashtu populli iraniane nuk e do MEK-un pasi per ta ende eshte organizate terroriste.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne