Vals në mes të Tiranës: Kush është ambasadori i njohur që mahniti të qytetarët (video)

Ambasadori austriak në Tiranë, Johann Sattler, është aq shumë i apasionuar pas kërcimit klasik saqë i mjafton muzika dhe një partnere për të kërcyer kudo që të jetë.

Në një video të publikuar në Facebook, balerina e njohur  Enada Hoxha shihet teksa valëzon me ambasadorin në mes të sheshit “Skënderbej”.

Videon e ka shpërndarë vetë balerina, e cila tregon se ambasadori ka shprehur dëshirën për të vallëzuar. Ajo ka dhënë dhe një lajm të bukur që pritet të ndodhë shumë shpejt:

“Le të vallëzojmë për jetë. Duke kërcyer vals me ambasadorin austriak në Shqipëri. Balloja e Vjenës do të vijë së shpejti….Pasi mbaroi aktiviteti ne sheshin ‘Skënderbej’, Ambasadori Austriak shprehu dëshirën të vallëzonim së bashku”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne