Vangjel Dule sulmon Ramën: Timonieri është për t’u mëshiruar

Kreu i partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka reaguar pas daljes së Ramës ditën e sotme në një konferencë me gazetarët, ku foli për protestën e opozitës të cilën e quajti një tentativë për të marrë pushtetin me dhunë.

Në një postim në rrjetet sociale, Dule shprehet se timonieri, siç e quan ai ndryshe Ramën, tashmë është në një gjendje për t’u mëshiruar, teksa ka shtuar se nuk duhet lejuar të shndërrohet në tragjedi për demokracinë, qytetarët dhe shoqërinë.

Postimi i plotë i Vangjel Dules:

Pas përroit psikik të daljes së sotme përpara mediave është e qartë edhe për më shumë bashkëqytetarë se Timonieri i madh është për tu meshiruar. Gjendja e tij tragjikomike nuk duhet lejuar kursesi të shnderrohet në tragjedi për demokracinë, qyterarët dhe shoqerinë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne