Vapë përvëluese dhe rrebeshe shiu… Surprizat e motit sot

Moti vijon me kthjellime në Jug dhe zonat Qendrore por Veriu-Verilindja mbeten me vranësira të herëpashershme. Orët e pasdites fuqizojnë vranësirat në vend duke sjellë rrebeshe të përkohshme shiu në Veri-Verilindje.

Sipas Meteoalb era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1-2 ballë.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në të dy ekstremumet termike duke variuar nga 15 në 38 gradë.

Burimi: GSH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne