Varrimi i Kaçifas/ Shikoni ç’po ndodh në jug të Shqipërisë

Grekët e ardhur në Bularat për ceremoninë e varrimit të Kostandinos Kacifas po e konsiderojnë mes brohoritjesh hero 35-vjeçarin që vdiq nga plumbat e RENEA-s. Kryefjalë e brohoritjeve të tyre është edhe edhe parrula “Vorio Epiri është Greqi”.

Ka pasur edhe këngë greke nacionaliste si dhe është kënduar himni grek. Për tek shtëpia e Kacifas kanë ardhur 11 autobusë nga Greqia. Shtëpia e ekstremistit është kthyer në një vend pelegrinazhi.

Sot, Kaçifas për minoritarët dhe grekët e ardhur është hero, por vetë minoritarët e Bularatit disa orë pas ngjarjes së ndodhur 11 ditë me parë, i përshkruanin veprimet e Konstandin Kaçifas si ato të një të çmenduri që qëllonte me armë në mes të fshatit duke shkaktuar panik.

Ditët e fundit, ngjarja ka marrë një rrjedhë tjetër.

Nuk ka ende një shpjegim se çfarë e shtyu Konstandin Kaçifasin të sulmojë me armë policinë dhe të luftojë deri sa të vritej me forcat RENEA, por ky ekstremizëm i skajshëm nuk u dënua si një ngjarje kriminale, por po merr përmasat e një akti heroik, si në Greqi, ashtu edhe në zonat minoritare greke në jug të vendit.

Në 14:00 do të zhvillohet ceremonia e varrimit e Kacifas. Nga burime zyrtare të policisë thuhet se janë kthyer 8 shtetas grekë pasi ata mbanin flamuj të Vorio Epirit. Ka dyshime për persona që konsiderohen ekstremistë të Agimit të Artë, por janë lejuar që të hyjnë pasi nuk mbanin asgjë të dyshimtë me vete.

Lojtës Videosh

00:00
00:23
Lojtës Videosh

00:00
00:11
Lojtës Videosh

00:00
00:12
Lojtës Videosh

00:00
00:22

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne