Vasili: Amerikanët folën qartë, Kryeministri përkthen shtrembër

Amerikanët Lu dhe Hoyt Yee folën drejt e thanë: askush s’mund të jetë mbi ligjin. Kryeministri në hall doli mbi ligjin dhe bëri gjyq politik, që të mos gjykohen të tijtë dhe ai vetë,” shpjegoi sot kryetari i Grupit të LSI, Petrit Vasili, pasi kreu i qeverisë i roslli në një kontekst tjetër, deklaratat e dy diplomatëve amerikanë lidhur me çështjen e Saimir Tahirit.

“Lu dhe Hoyt Yee thonë: “Të dalë e vërteta”, – sqaron Vasili. –  Kryeministri i trembur i ngre barrikadë dhe voton kundër të vërtetës që ajo të mbytet e të mos dalë.

Hoyt Yee thotë: “mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit. Kryeministri në panik i sulmon pacipësisht ata dhe do që t’u mbyllë gojën.
Amerikanët kanë folur qartë dhe drejt, kryeministri në krizë përkthen shtrembër.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne