Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka folur me fjalë të ashpra për kryeministrin Edi Rama duke iu referuar gjendjes aktuale në të cilën ndodhet vendi.

Sipas tij ngjarjet e fundit kanë treguar se prokuroria dhe policia kanë rënë përtokë “të përdhosur si institucione ordinere e të inkriminuara”.

Vasili thotë se kryeministri Rama ka “ndërtuar modelin e mashtruesit të pacipë”.

“Pa dinjitet, gënjeshtar ordiner, llafazan,” janë flaë të tjera me të cilat kreu i grupit të LSI i drejtohet Ramës.

Në një status në Facebook, Vasili shkruan se “Ky kryeminister e ka te sigurte vendin ne histori si me i neveritshmi dhe me i padinjiteti kryeminister qe ky vend ka pasur ndonje here”.

Statusi i plotë

Kryeministri po mbyll ditet e tij te fundit si nje ordiner.

Pas ngjarjeve te fundit ku prokuroria dhe policia e tij rane pertoke te perdhosur si institucione ordinere dhe te inkriminuara ne fshehjen e krimeve dhe mbeshtetjes se krimineleve presim kryeministrin te flase trapllekun e radhes.

Kryeministri ka ndertuar vetem nje model, ate te mashtruesit te pacipe dhe kete jua ka instaluar edhe te gjithe imbecileve, qe e rrethojne e bashkplackisin shtetin me të.

Pa dinjitet,genjeshtar ordiner,llafazan qe flet vetem debilitete dhe shpineperkulur perpara krimineleve dhe cdo lloji tjeter horri ky eshte ordineri, qe shqiptaret kane ne krye te qeverise.

Ato standarte morale dhe te dinjitetit, qe kane pushtetaret e sërës se tij kudo ne glob nuk kane asfare te bejne me kete syfet ne krye te qeverise shqiptare.

Ky kryeminister e ka te sigurte vendin ne histori si me i neveritshmi dhe me i padinjiteti kryeminister qe ky vend ka pasur ndonje here.

Ne shenje respekti per vehten mos e degjoni më jargavitjen mashtruese idiote te tij dhe te idioteve qe kane marre persiper te ikin bashke me te.

Sa turp.

Ky kryeminister po i mbyll ditet e tij thjesht si nje ordiner

Burimi: BalkanWeb

5