Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama duke e akuzuar për dhunimin e policisë në 21 janar.

Vasili nuk kursehet duke e quajtur quajtur Ramën “ordiner dhe manjak të karriges së pushtetit”.

Vasili shkruan në “Facebook” se Rama nuk ka asnjë respekt për Policinë e Shtetit sepse para 7 vitesh dhunonte me hunj e drunj efektivët e Policisë para godinës së  kryeministrisë.

Postimi:

Kryeministri dje dhunues i policise dhe i flamurit, sot qan si krokodil per te.(video)

Historia e ketij kryeministri eshte banalisht historia e nje genjeshtari ordiner maniak te karriges se pushtetit,sepse pa te cilen eshte me pak se hiçgje.

Ky qe sot qan e qurrepset per respektin qe gjoja ka per policine, ne 21 janar te 2011 e dhunonte si kriminel policine me drunj hunj e molotov bile perdorte edhe flamurin kombetar si mjet lufte,pasi i tille anti flamur eshte.

Sapo erdhi ne pushtet po ky kryeminister ne vend qe te ngrinte,perkundrazi e uli ne detyre Amarildo Yzeirin policin simbol qe mbrojti flamurin ne kulmin e dhunes se urdheruar nga ky mashtrues qe eshte sot ne krye te qeverise.

Ndaj shiheni videon dhe ju perseris,refuzoni te degjoni nje mashtrues kryeminister qe genjeshtren e ka te vetmin dimension te vertete te tij.

7