Vasili sulmon ish ministrat e Ramës: Ja dy sektorët që do korrigjoja

Për kreun e LSI-së Petrit Vasili, puna e dy ish ministrave të PS-së, Ilir Beqaj dhe Lindita Nikolla, lë për të dëshiruar.

Nëse do i duhej të korrigjonte dy sektorë nga qeveria aktuale, Vasili pa rezerva është përgjigjur: Arsimin e Shëndetësinë.

“Çfarë do korrigjonit nga qeverisja aktuale”, është një nga pyetjet që i është përgjigjur Vasili në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”.

“Dy sektorë madhorë, Arsim, Shëndetësi. Nëse nuk i çojmë investimet e tyre në nivelin 5% në GDP, secila 5 % nuk jemi në rregull. Pa 5 % ne jemi shumë larg gjërave bazike dhe do kemi pakënaqësi. Dhe për arsimin njëlloj. Pa një infrastrukturë dhe pa minimumin e laboratorëve në shkolla nuk mund të ecim. Koncesionet në shëndetësi nuk janë koncesione, por janë paratë e shtetit që i jepen privatit, nuk është se investon privati”, është shprehur ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne