Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Pertit Vasili përmes një statusi në ‘Facebook’ ka sulmuar sot prokurorinë.

Vasili theksoi se Prokuroria ka marrë përsipër që të jete avokate dhe kamikaze e kryeministrit Edi Rama. Ai shtoi se Prokuroria nuk guxon që të marrë në pyetje Ramën, që sipas tij është vetëshpallur fajtor.

REAGIMI I VASILIT
Prokurori antipopull e zgjodhi fatin e saj.
Prokuroria ka marre persiper te jete avokate dhe kamikaxe e kryeministrit.
Dy padi te pakapercyeshme rendojne keqas mbi kryeministrin.

Prokuroria nuk guxon ta therrase,ta pyese ta procedoje kryeministrin e paditur,te veteshpallur fajtor.
Prokuroria ka vendosur te jete kunder popullit,kunder ligjit dhe kunder kushtetutes.
Dihet boterisht se ç’ndodh kur je kunder popullit dhe ligjit,dihet edhe fundi i kamikaxeve.
Tanime prokuroria e zgjodhi fatin e vet….

Burimi: BalkanWeb

3