Vatikani përjashton kardinalin amerikan nga statusi kishtar për abuzimet ndaj fëmijëve

Kisha Katolike njoftoi përjashtimin e ish-Kryepeshkopit të Uashingtonit Theodore McCarrick nga statusi kishtar.

Përmes një deklarate, Vatikani bëri të ditur se vendimi është marrë pasi kleriku i pensionuar, shtetas amerikan, i ka ofruar marrëdhënie një personi që është rrëfyer dhe ka ngacmuar seksualisht të rritur dhe fëmijë.

Pas vendimit, priftit amerikan 88-vjeçar, i cili aktualisht jeton në kompleksin e një manastiri në Kansas të SHBA-së, i është ndaluar pjesëmarrje në ceremoni fetare dhe mesha.

Vatikani vitin e kaluar i kishte revokuar titullin kardinal për shkak të një hetimi ndaj tij.

Përjashtimi i McCarrick nga priftëria erdhi pesë ditë para një takimi të jashtëzakonshëm të Papa Françeskut me peshkopë nga rajone të ndryshme, ku do të diskutohet skandali i abuzimeve seksuale në Kishën Katolike.

Në vitin 2014, Kombet e Bashkuara publikuan një raport mbi rastet e ngacmimit seksual dhe abuzimit ndaj fëmijëve në Kishën Katolike. Raporti akuzonte Vatikanin për shpërfillje të abuzimeve të dhjetëra mijëra fëmijëve nga priftërinjtë në vende të ndryshme duke fshehur akuzat ndaj tyre.

Anadolu Agency (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne