Vazhdojnë aktet raciste në Amerikë

Burime informative franceze njoftojnë për mbishkrime raciste në statujën e Abraham Linkoln në Amerikë.

Sipas kësaj agjencie përveç rrëzimit të statujës së ushtarit hero kombëtar në Kaliforni, kësaj here janë shkruar mbishkrime në statujën e Abraham Linkoln në Amerikë. Protestuesit në Karolinën e Veriut kanë rrëzuar një statujë të një ushtari në nder të heroit kombëtar për të shprehur kundërshtimet e tyre rreth racizmit. Aktivistët përdorën një shkallë dhe një litar që të hidhnin poshtë Monumentin e Ushtarit të Konfederatës të vitit 1924. Të gjithë brohorisnin dhe të godisnin me shkelma ndërsa mbanin parulla në duar dhe qëndronin para para një ndërtese të vjetër të gjykatës. Gjithçka ndodhi pasi të hënën u hoq statuja e heroit Robert E. Lee që vdiq në Luftën Civile. Duket se përleshjet kanë prekur një pjesë të mirë të vendit pasi dhe në Florida, Gjeorgji e Louisville janë spërkatur disa statuja me bojë të kuqe./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne