Vazhdojnë protestat anti-amerikane të palestinezëve

Palestinezët banues të rripit të Gazës dhe rajonit BPLJ kanë vazhduar protestat për të dënuar vendimin e Amerikës për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist dhe për uljen e mbështetjen ndaj Agjencisë së OKB për Palestinës UNRWA.

Sipas një njoftimi të agjencisë Al Alam të lajmeve, me mijëra palestinezë në BPLJ dhe rripin e Gazës kanë protestuar kundër vendimit të presidentit amerikan Donald Trump kundër Kodsit të shenjtë. Ata gjithashtu dënuan uljen e ndihmave për UNRWA dhe kanë thënë se ky veprim ka për qëllim që të devijojë vëmendjen e opinionit publik ndaj çështjes së Kodsit. Më 6 dhjetor 2017, presidenti amerikan Donald Trump, Kodsin e Shenjtë e shpalli kryeqytet të regjimit sionist dhe kjo shkaktoi trazira dhe konflikte të reja mes palestinezëve dhe sionistëve. Nga këto konflikte, 20 palestinezë janë martirizuar dhe mijëra të tjerë të plagosur. Përveç kësaj 500 palestinezë janë arrestuar gjatë protestave kundër vendimit të Donald Trump./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne