Projekti për restaurimin e këtij objekti është miratuar me vendimin e KKR Nr. 77, dt. 13.04.2016, firmosur nga Ministria e Kulturës.
Punimet po kryhen sipas kontratës së lidhur më datë 12.12.2016 midis Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Subjekteve “PT-Ndërtim SH.p.k” dhe “Epidamos Sh.p.k”.
Supervizimi i punimeve po kryhet nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, DRKK Vlorë.
Këto punime synojnë të kthejnë në identitet një nga monumentet më të rëndësishëm të kulturës islame në jug të Shqipërisë, monument kulture i kategorisë së parë.
Tashmë janë drej
t përfundimit ndërhyrjet në ambjentet e jashtme të këtij monumenti dhe së shpejti do fillojnë punimet restauruese edhe në ambjentet e brendshme.

Edhe pse ky monument po i nënshtrohet procesit të restaurimit, duke marrë parasysh rëndësinë e tij të madhe dhe të vecantë kurioziteti i vizitorëve vendas dhe të huaj është shumë i madh dhe në rritje.

40