Në Prishtinë është ndaluar propaganda e organizatës terroriste YPG/PKK, e organizuar nga një shoqatë joqeveritare.

Pas një njoftimi të publikuar në facebook nga shoqata ‘Qendra Sociale – Sabota’ e cila kishte planifikuar të bënte propagandën e organizatës terroriste YPG përmes aktivitetit “Nata e Muzikës Kurde” në Prishtinë, me urdhrin e prokurorisë Drejtoria e Policisë së Kosovës e kishte ndaluar aktivitetin në fjalë, raporton AA.

Ndërsa mësohet se një grup të rinjsh kosovarë të cilët ishin mbledhur për të protestuar këtë aktivitet, janë arrestuar, ku pas një kohe të shkurtër janë liruar.

Kjo shoqatë përmes faqes së saj në rrjetet sociale kishte bërë më herët disa publikime kundër operacionit “Dega e Ullirit” të zhvilluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë në pjesën veriore të Sirisë, konkretisht në Afrin.

Ministri i Administratës Publike i Kosovës, Mahir Yagcilar, në deklaratën e tij me shkrim, dënoi provokimin duke theksuar se presin që të qëndrohet larg nga aktivitetet të cilat prishin imazhin e Kosovës dhe dëmtojnë marrëdhëniet me Turqinë.

Yagcilar, duke theksuar se është e dëmshme pjesëmarrja dhe mbështetja e aktiviteteve të tilla nga organizatat e shoqërisë civile, ka thënë se presin që ato të jenë më të kujdesshme në raste të tilla.

“Akte të tilla janë të pakuptimta dhe të pabazë kundër një miku të vërtetë të Kosovës, siç është Turqia, në fakt janë në dëm të Kosovës. Ne e dimë se këto ditë ka shumë propaganda dhe akte terroriste kundër stabilitetit dhe integritetit të Turqisë, por në të kundërtën mendojmë se duhet organizuar aktivitete mbështetëse për Turqinë”, ka theksuar Yagcilar në deklaratën e tij.

Ai ka thënë se turqit e Kosovës do të jenë gjithmonë në mbështetje të Turqisë dhe të integritetit të saj, duke i përshëndetur masat e marra nga Policia e Kosovës lidhur me këtë çështje.

– “Jemi kundër çdo lloj aktiviteti që legjitimon veprimet terroriste”

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, në një prononcim për AA, deklaroi se institucionet shtetërore janë duke u marrë me këtë rast.

Ai ka thënë se duhet të shqyrtohen aktivitetet e kësaj shoqate. “Duhet të mësohet se a është e regjistruar kjo shoqatë në Ministrinë e Administratës Publike, në rast se po atëherë duhet të mbyllet. Kur shikojmë tek brendësia e shoqatës edhe pse duket sikur është demokratike, por në të vërtet vërejmë se është duke i mbështetur organizatat terroriste”, tha Damka.

Edhe deputetja e KDTP-së, Mufera Sinik, në llogarinë e saj në rrjetet sociale ka shkruar: ” Dënoj rreptësisht ata të cilët përmes organizimit të Natës së Muzikës Kurde në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë janë munduar që ta prishin miqësinë e Kosovës me Turqinë dhe ata të cilët në prag të dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës bëjnë shpifje të këtij lloji kundër Turqisë e cila ka mbështetur Kosovën pa kusht”.

Reagime ka pas edhe nga persona publike, ku shumica e kundërshtuan ashpër këtë aktivitet duke konsideruar atë si “event propagandistik e kamufluar me kulturë”

Me poshtë po ju sjellim disa nga reagimet më të theksuara:  

34