Forcat ushtarake të regjimit sionist në vazhdën e veprimeve armiqësore kundër popullit palestinez në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan, ka kryer bastisje në shtëpitë e palestinezëve dhe kanë arrestuar disa të rinj.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist sot (të hënën) në mëngjes kanë sulmuar dhe kryer bastisje në shtëpitë e qytetarëve palestinezë në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe kanë arrestuar 7 palestinezë dhe i kanë dërguar ata më pas në drejtim të panjohur.

Ndërkohë forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar kampin e refugjatëve Kalendia në veri të Palestinës së pushtuara dhe kanë arrestuar dy palestinezë.

Sionistët gjithashtu kanë sulmuar edhe qytezën Tamun në linde të Tubas në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë dhe kanë bastisur shtëpinë e Masira Dhiab Besharet që ndodhet në burgjet e regjimit sionist dhe kanë marrë në pyetje në mënyrë të dhunshme anëtarët e familjes./ PT

3