Vazhdon kriza e emigracionit në Evropë

Hungaria nuk u jep ushqim kërkuesve të azilit për t’i detyruar që të kthehen

Autoritetet hungareze filluan të detyrojnë kandidatët për azil të heqin dorë nga kërkesa me atë që i kanë privuar nga ushqimi, kumtoi një organizatë joqeveritare. Masa ishte marrë drejt njerëzve të cilët janë ankuar për refuzim të lutjeve të tyre për marrje të azilit, kumtoi Komiteti hungarez i Helsinkit. “Gjatë procedurës, kandidatët ishin mbajtur në zonë të mbyllur transiti në kufirin e Hungarisë me Serbinë dhe disa prej tyre nuk u është dhënë ushqim. Atyre nuk i ishte lejuar të hyjnë në Hungari, por, autoritetet hungareze nuk u kanë lejuar kthim në Serbi në çdo kohë”, shton Komiteti i Helsinkit. “Kjo është sjellje jonjerëzore dhe situatë juridike absurde”, shton organizata joqeveitare. Kryeministri hungarez, Viktor Orban mori qëndrim të fuqishëm kundër refugjatëve dhe emigrantëve gjatë krizës së emigrantëve në vitet 2015-2016. Hungaria është shteti i parë i cili ndaloi emigrantë të hyjnë në territorin e vet./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne