Vazhdon përplasja e ashpër Kroaci- Serbi, Daçiç: Ne nuk mbajtëm anën e Hitlerit

Përplasjet ndermjet Serbisë dhe Kroacisë kanë vazhduar edhe gjatë ditës sotme.

“Mollë sherri” për raportet mes Serbisë dhe Kroacisë u bënë veprimet e kryetarit të Partisë Nacionaliste, Vojisllav Sheshel, i cili gjatë një vizite zyrtare të delegacionit kroat në Serbi, fyeu dhe shkeli simbolet shtetërore të shtetit Kroat.

Ky veprim menjëherë dërgoi në ndërprerjen e vizitës dhe nisjen e polemikave mes zyrtarëve të lartë shtetëror serb dhe atyre kroat.

Ishte ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ai që deklaronte se nëse “Kroacia dëshiron luftë diplomatike, atëherë një të tillë do të ketë me Serbinë”.

Këtyre deklaratave i ishtë kundërpërgjigjur kryeministri Kroat, Andrej Plenkoviq.

“Krahasimi me Serbinë nuk qëndron, sepse ne nuk jemi të njëjtë dhe të barabartë, madje nuk ishim as në vitet e 90-ta, e as nuk do të jemi në të ardhmen. Askush nga Parlamenti i Kroacisë nuk ka ulur poshtë simbolet e Serbisë, dhe kjo është diçka e pamundur të ndodhë”, deklaronte Pletkoviq.

E sot këto përplasje janë zgjeruar edhe më shumë me kundërpërgjigjen e ministrit të jashtëm serb.

“Është e vërtetë që nuk mund të jemi të barabartë, sepse ne nuk jemi në anën e Hitlerit, ne nuk kryem Holokaustin ndaj Hebrenjve dhe Kroatëve, ne nuk insistuam që kroatët të visheshin si serbët”, deklaroi Daçiq.

Sipas tij, dallim tjetër mes Kroacisë dhe Serbisë është “se kjo e fundit nuk i dënon krimet, por i ndëshkon ato”.

Tensione mes këtyre dy vendeve ka pasur vazhdimisht gjatë ditëve të fundit, me Kroacinë që i ndaloi hyrjen ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksander Vulin, dhe me Serbinë që vuri masa reciprociteti duke i ndaluar hyrjen ministrit kroat të Mbrojtjes.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne