Vazhdon stërvitja e përbashkët ushtarake Rusi-Bjellorusi

Po mbaron edhe faza e dytë dhe të fundit e stërvitjes ZAPAD-2017, e cila zhvillohet në poligonin ushtarak Lujskiy, rajoni i Leningradit afër kufirit me shtetet baltike.

Përveç 12 mijë e 700 trupave ruse dhe bjelloruse në ZAPAD (pra Perëndimi 2017) marrin pjesë edhe një numër i madh anijesh luftarake dhe njësi ajrore dhe reparte me tanke e autoblinda.

Ky është një nga ushtrimet më të mëdha që Rusia ka bërë pas stërvitjes ushtarake në Krime, në vitin 2014.

Stërvitja vuri në alarm vendet baltike.

Sipas analistëve perëndimorë Rusia dhe Bjellorusia e kanë shfaqur të vogël numrin e trupave pjesëmarrëse për t’iu shmangur vëzhgimit ndërkombëtar.

Stërvitja zhvillohet nën hijen e tensionit të lartë midis Rusisë dhe NATO-s dhe do të zgjasë deri në 20 shtator.

NATO dhe shtetet baltike e cilësojnë stërvitjen si provë e një lëvizjeje pushtues të ngjashëm me aneksimin e Krimesë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne