Vdekja e gazetares, Tomorri: Nuk është rastësi, e vrau shteti

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Lushnje, ku gazetarja 24 vjeçare Erinolda Isufaj, humbi jetën në një aksident tragjik.

Rreth orës 12.45, në autostradë, në fshatin Çiflig, nga një kamion që transporton gur mermeri, një gur i madh ra nga makina, duke zënë poshtë një automjet ku udhëtonin katër persona, pjesëtarë të një familje.

E reja udhëtonte në një makinë tip Peugeot me bashkëshortin dhe familjarët e tij. M.I 29 vjeç banues në Tiranë mbeti i plagosur dhe mori trajtim në spitalin e Lushnjes.

Kjo ngjarje, sipas gazetarit të Top Channel, Klodian Tomorri, nuk duhet të trajtohet si një aksident i rëndomtë, por si një ngjarje e ardhur si pasojë e një aktivitetit tmerrësisht të rrezikshëm, që zhvillohet në rrugët tona në shkelje flagrante të Kodit Rrugor, por me bekimin e plotë të shtetit.

Tomorri, thotë se në rrugët tona, kamionë të tonazhit të rëndë, të mbingarkuar me hekur, materiale ndërtimi apo çdo lloj ngarkese tjetër të rrezikshme pa kushtet me minimale të sigurisë.

Në kohën kur policia rrugore të ndalon dhe të vë gjobë, vetëm se ti ka harruar pa ndezur dritat, kamionët lëvizin me ngarkesa të rrezikshme, pa u shqetësuar nga policia.

Statusi i Tomorrit

Ngjarja e djeshme ne Lushnje ku nje vajze e re humbi jeten nga renia e mermerit te ngarkuar ne kamion, nuk eshte thjesht aksident.

Ajo eshte rezultat i nje aktiviteti tmerresisht te rrezikshem, qe zhvillohet ne rruget tona ne shkelje flagrante te kodit rrugor, por me bekimin e plote te shtetit

Gjithkujt i ka qelluar te shohe se si levizin kamionet e tonazhit te rende, te mbingarkuar me hekur, materiale ndertimi apo cdo lloj ngarkese tjeter te rrezikshme pa kushtet me minimale te sigurise.

Postoblloqet e policise rrugore, qe i gjen ne cdo 100 meter te ndalojne dhe te gjobisin pse ti ke harruar te ndezesh dritat e makines. Madje, madje ne shume raste te ndalojne edhe kot, pa asnje sinjalizm apo dyshim te arsyeshem. Por nuk kane sy per te pare nje dinosaur transporti qe ka ngarkuar pallatin mbi vete dhe leviz pa kushtet minimale te sigurise.

Shikojini pak korsite e djathta te rrugeve se si jane te shkaterruara. Arsyeja jane pikerisht kamionet e tonazhit te rende qe levizin neper rruget kryesore te vendit me dyfishin e ngarkeses maksimale te lejuar.

Buxheti paguan 300 milione dollare ne vit nga taksat e qytetareve si shpenzime per mirembajtjen. Pjesa me e madhe shkon pikerisht per riparimin e rrugeve, qe demtohen me se shumti nga tejkalimi i ngarkesave te lejuara. Askush nuk mban pergjegjesi per kete.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne