Vdekje Jugosllavizmit të Ri, Liri e Shqipërisë!

A e kuptoni se çfarë ndodhi sot në Trieste? U shpall krijimi i Jugosllavisë së Re, nën maskën e Tregut të Përbashkët të Ballkanit Perëndimor. Mjaft që t’ i hidhni një sy hartës dhe do të shikoni se Ballkani Perëndimor nuk është gjë tjetër veçse ish-Jugosllavia, minus Kroacia dhe Sllovenia që janë anëtarësuar në Bashkimin Europian, plus Shqipëria.
Emërtimi fillestar që kanë gjetur për Jugosllavinë e re, Tregu i Përbashkët i Ballkanit Perëndimor (TPBP) është absurd dhe nuk gënjen dot askënd që e njeh sadopak çështjen. Emërtimi TPBP është përzgjedhur qëllimisht në ngjashmëri me atë që kishte Europa e bashkuar dikur në fillimet e procesit të integrimit europian, kur ekzistonte Tregu i Përbashkët Europian(TPE).
Për krijimin dhe funksionimin e TPE u deshën 35 vite, nga 1958 deri në 1993, kur u krijua Bashkimi Europian. Sa vite do të duhen për krijimin dhe funksionimin e Tregut të Përbashkët të Ballkanit Perëndimor? Sigurisht që më shumë se 25 vite. Tani burokratët e Brukselit do t’ u thonë vendeve të Ballkanit Perëndimor që, si fazë përgatitore për anëtarësim në BE, duhet ta bëjnë të funksionojnë tregun e përbashkët regjional, sipas shembullit të TPE dikur.
TPBP nuk mund të funksionojë sepse prodhimet kryesore të vendeve anëtare janë ato bujqësore. Nëse ka pasur ndonjë problem të përhershëm brenda BE ka qenë çështja e tregut të përbashkët të prodhimeve bujqësore, që ka shkaktuar debate dhe konflikte të vazhdueshme, me shumë formula të ndërlikuara për zgjidhje, me kuota për prodhimet bujqësore të secilit vend dhe për subvencionimin e fermerëve.
Shembulli i BE na tregon se nuk mund të funksionojë, së paku jo me dobi të të gjitha palëve, një treg i përbashkët në bujqësi dhe prodhimet e përpunuara të saj. TPBP do të jetë në dëm të Shqipërisë sa iu përket prodhimeve bujqësore, si bruto dhe të përpunuara, sepse vendet e tjera të regjionit kanë bujqësi më të zhvilluar se vendi jonë e veçanërisht Serbia që e ka shumë më të zhvilluar. Serbia dhe vendet e tjerë të ish-Jugosllavisë kanë marrë ndihma të mëdha financiare nga Perëndimi për zhvillimin e bujqësisë sipas modelit kapitalist në kohën që Shqipëria zbatonte modelin e kolkozeve staliniane. Pas dështimit të këtij modeli bujqësia shqiptare u gjend e shkatërruar dhe fermerët shqiptarë të krijuar pas vitit 1990 nuk kanë pasur kurrë mundësinë të kenë ndihma ekonomike të huaja si homologët e tyre serbë apo të tjerë në regjion. Që të vendosen kuota për prodhimet bujqësore duhen të krijohen struktura të përbashkëta politike vendim-marrëse dhe gjykata arbitrazhi, siç ndodhi me BE, dhe kështu do të hyhet në shtegun e federalizimit ballkanoperëndimor, neojugosllav. TPBP është shpikje e atyre burokratëve të Brukselit të cilët duan të gjejnë një zgjidhje për problemin e Ballkanit Perëndimor, por duke shmangur anëtarësimin e këtyre vendeve në BE.
Burokratëve të Brukselit nuk iu intereson nëse do të funksionojë ose jo TPBP. Ata e shohin TPBP si një pikënisje në procesin e federalizimit të Ballkanit Perëndimor. Madje ata e mirëpresin jofunksionimin e tregut të përbashkët sepse kështu do të mund të gjejnë shkakun për të kërkuar që të vazhdohet me ndërtimin e institucioneve të tjera regjionale, që është qëllimi i tyre i vërtetë.
Tregu i Përbashkët i Ballkanit Perëndimor (TPBP) me 20 milion njerëz, është një fazë e ndërmjetme në procesin e anëtarësimit të këtyre vendeve në BE, thotë Komisioneri i Zgjerimit Hahn. Sa për saktësi, në të vërtetë janë 18 milionë. A nuk do të ishte më e thjeshtë që 18 milionë banorët e Ballkanit Perëndimor të integroheshin drejtpërdrejt në tregun me 510 milionë njerëz të BE. Tekefundit, nga 510 në 528 milionë nuk është ndonjë rritje e madhe. Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë asnjë problem që nuk zgjidhet me para, dhe nëse BE do të jepte për to një të dhjetën e atyre qindra miliard eurove që po i jep Greqisë, duke e kontrolluar BE me rreptësi përdorimin e tyre, vendet e Ballkanit Perëndimor do të integroheshin në BE jo më keq se dy vendet e tjera ballkanase, Rumania dhe Bullgaria. Është e qartë se qëllimi i TPBP është që të shtyhet në pafundësi anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Sot në 12 korrik lindi Jugosllavia e Triestes, krijesa përbindësh, zombie gjeopolitik, Jugosllavia e Tretë pas atyre të Versajës dhe të Jajcës. Gjithçka paralajmërova në artikullin tim të datës 7 maj për Romana Vllahutin si misionare e zbatimit të projektit për përfshirjen e Shqipërisë në Jugosllavinë e Re, u vërtetua sot në 12 korrik, dita kur u shpall krijimi i Jugosllavisë së Re, e maskuar me termin Tregu i Përbashkët i Ballkanit Perëndimor(TPBP).
Kolaboracionistët e Jugosllavisë së Re në Tiranë, personalisht kryekolaboracionisti Edi Rama, të gjendur në befasi urdhëruan kolaboracionistin neojugosllav Gledis Nano, drejtor i Drejtorisë së Antiterrorit të më arrestonte mua me akuza qesharake. Nuk e kishin llogaritur që dikush t’ ua zbulonte publikisht planet e fshehta deri në detaje.
Jugosllavia e Re i ve pesë milionë e gjysëm shqiptarë në pozitën e minorancës në mes të dymbëdhjetë milion e gjysëm sllavëve, ndër të cilët 8.5 milionë serbë të Serbisë, Bosnjë-Herzegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë. Nga krijimi i Jugosllavisë së Re do të përfitojë më së shumti Serbia. Naçertania e Garashaninit, projekti i hershëm nacional serb, e shikon Ballkanin Perëndimor si zonën e lakmuar për ndikim të Serbisë.
12 korriku i vitit 2017 është për Shqipërinë një ditë e njëjtë si 7 prilli i vitit 1939, kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste, si 10 korriku i vitit 1946, kur Enver Hoxha nënshkroi traktatin që e bënte Shqipërinë protektorat jugosllav. Kryeministri Rama duhet ta dijë se as treçerek milioni votat e fituara në 25 qershor nuk i japin mandat për ta bërë Shqipërinë republikë të Jugosllavisë së Re.
Jugosllavia e Re po ndërtohet me mbështetjen e atyre forcave europiane që mendojnë se është në të mirë të BE-së që Serbia të ketë një rol prej fuqie hegjemone në Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu për këtë e japin bekimin në SHBA edhe ato forca që mendojnë se kështu Serbia do të joshet për t’ u shkëputur nga ndikimi rus, gjë që është naivitet i madh gjeopolitik. Sorosi është gjithashtu në lojë sepse e shikon këtë si një eksperiment të ri shumëetnik.
Jugosllavia e Re do të ndërtohet duke pasur në dinamikë të saj ekuilibrimin e interesave të Serbisë së Madhe dhe të projektit të Khalifatit Islamik Ballkanas. Shpejt do të vijnë projektet për bashkëpunim mes muslimanëve të Ballkanit Perëndimor në kuadrin e TPBP, nën maskën e veçorive të mallrave që përdorin ata. Fakti që në Jugosllavinë e Re do të jenë edhe tre milionë muslimanë boshnjakë të Bosnjë-Herzegovinës, Sanxhakut (Serbi), Malit të Zi do të bëjë që muslimanët shqiptarë praktikues të joshen që ta shohin veten më tepër si muslimanë të khalifatit faktik ballkanas, se si shqiptarë.
Ne si shqiptarë nuk mund ta pranojmë Jugosllavinë e Re, ajo është një krijesë gjeopolitike antihistorike. Ne pranojmë të japim sovranitet për anëtarësimin në BE, por jo për anëtarësimin në Jugosllavinë e Re. Krijuesit ndërkombëtarë të Jugosllavisë së Re dhe kolaboracionistët shqiptarë të tyre duhet ta dinë se Jugosllavia e Re përbën një provokim të patolerueshëm për shqiptarët, veçanërisht për atë pjesë të shqiptarëve aktivë që gjatë historisë kanë ndalur projekte të tillë, që prej atij të Esat Toptanit e më tutje. Ne shqiptarët e tillë e konsiderojmë veten se jemi në luftë që prej ditës së sotme. Kumti jonë për krijuesit ndërkombëtarë të Jugosllavisë së Re dhe për kolaboracionistët shqiptarë të tyre janë fjalët e Winston Churchill në fjalimin e tij të famshëm kur vendi i tij u gjend para rrezikut të madh në Luftën e Dytë Botërore:
We shall go on to the end. We shall fight in France, we shall fight on the seas and oceans, we shall fight with growing confidence and growing strength in the air, we shall defend our island, whatever the cost may be. We shall fight on the beaches, we shall fight on the landing grounds, we shall fight in the fields and in the streets, we shall fight in the hills; we shall never surrender.
Kështu tha Churchill dikur. Ne do të luftojmë edhe në plazhe ku argëtohen kolaboracionistët shqiptarë neo-jugosllavë, ashtu si thotë Churchilli, edhe në aeroporte, kur vijnë e ikin nga Beogradi, kryeqendra e Jugosllavisë së Re, edhe në kodrat ku ndërtojnë shtëpitë e tyre fortesa për shkak të kompleksit të tradhtisë së lartë, edhe në rrugë, edhe në zyrat e tyre etj. Ne kemi legjitimitetin kushtetues për ta bërë luftën çlirimtare.
Vdekje Jugosllavisë së Re!
Vdekje kolaboracionistëve shqiptarë neo-jugosllavë!
Vdekje Jugosllavizmit të Ri, Liri e Shqipërisë!/Kastriot Myftaraj

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne