Vdes Kasem Trebeshina, shkrimtari qe quajti Skenderbeun hajdut kuajsh

Ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare në Ankara të Turqisë shkrimtari i njohur Kasëm Trebeshina.

Trebeshina u njoh si shkrimtar që në vitet 50. U shqua për rebelimin e tij të hapur politik, e më pas me disidencën letrare. Kasëm Trebeshina ka bërë burg politik për shkak të një daljes hapur ndaj regjimit komunist duke shkruar një “Promemorje” për Enver Hoxhën, më 5 tetor 1953. Ka qene shkrimtari me i guximshem shqiptar qe sulmoi mitin e Skenderbeut duke e quajtur ate nje hajdut kuajsh.

Trebeshina denonconte vendosjen e pushtetit “njëpartiak” dhe instalimin e Metodës ideologjike. Duke qene se veprat e tij të para u censuruan në diktaturë, pjesa më e madhe e librave të Trebeshinës kanë nisur të botohen në fillim të viteve ’90 sidomos në Prishtinë.

Në Tiranë ai nuk gjeti kurrë një klimë miqësore me shkrimtarët e kohës së tij. Vetë Trebeshina ka pohuar se për këtë shkak zgjodhi të tërhiqej për të jetuar në Ankara tek e bija pasi klani laik-katolik i Ismail Kadarese me shoke e sulmonte pa ndalim.

Trupi i Kasëm Trebeshinës u kthye këtë të martë në atdhe dhe është varrosur në mesditë në heshtje të plotë.

Familjarët e tij nuk kanë dhënë shpjegime pse zgjodhën heshtjen. Ndërkohë edhe burimet nga Ministria e Kulturës deklaruan se “nuk kemi pasur asnjë njoftim” për vdekjen e shkrimtarit të njohur.

Kritikë të njohur të letërsisë i quajnë veprat e Trebeshinës si vijimësi të traditës kuteliane dhe realizmit simbolik. Kasëm Trebeshina profet, e ka quajtur Robert Elsie në një artikull të vitit 1992.

Lista e veprave të Kasëm Trebeshinës:

Kruja e çliruar, 1953

Artani dhe Min’ja, 1961

Stina e Stinëve, 1991

Legjenda e asaj që iku, 1992

Qezari niset për luftë, 1993

Koha tani, vendi këtu, 1992

Rruga e Golgotës, 1993

Mekami, melodi turke, 1994

Lirika dhe satira, 1994

Historia e atyre që s’janë, 1994

Ëndrra dhe hije, 1996

Hijet e shekujve”, 1996

Nata para apokalipsit, 1998

Ku bie Iliria, 2000

Kënga Shqiptare, 1-5, 2001

Më përtej kohërave, 2004

Drama, 2006

Polimnia dhe Melpomena, 1-2, 2006

Tregtari i skeleteve, 2006

Këngë për Kosovën, 2007

Shtigjet e shekujve, 2007

Një ditë në natën pa fund (Dafinat e thara), 2016

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne