Vdiq punonjësi në pusetë, arrestohet përgjegjësit të ndërmarrjes së ujërave të zeza në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga Preke Toma, 48 vjeç, banues në  Shkodër, me detyrë Përgjegjës i ujërave të zeza në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizime Shkodër, lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e ditën e djeshme ku humbi jetën një punonjës i kësaj ndërmarrje.
Po ashtu, blutë e Shkodrës bëjnë me dije se ka nisur procedim penal edhe për Y. R. 64 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inxhinier në Ndërmarrjen Ujësjellës kanalizime Shkodër, si dhe drejtuesin teknik po në këtë ndërmarrje L.P. 52 vjeç.

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi nuk kanë marrë masat e sigurimit teknik të përcaktuar nga legjislacioni në fuqi si dhe nuk i kanë pajisur me masa mbrojtëse.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Partizani ” Shkodër , në  vendin e quajtur  pranë “Kolegjit Turk” ,  ku teksa po punonin në një kolektor të ujërave të zeza, humbi jetën s K. Ç, 34 vjeç, banues në Golem –  Shkodër si dhe u plagosur .Gj, 56 vjeç, banues në  Shkodër.

Policia sqaron se materialet i kanë kaluar prokurorisë se rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale ” Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë “.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne