Është një debat që vijon prej dekadash dhe vështirë se do të shuhet ndonjëherë. Megjithatë, një studim i fundit hedh poshtë mitin se vegjetarianët janë më të shëndetshëm se ata që e konsumojnë mishin.

Studimi është kryer nga Qendra Mjekësore e Universiteti të Grazit në Austri. Vegjetarianët kanë një nivel të ulët të yndyrave të ngopura dhe kolesteroli falë konsumit të frutave, perimeve dhe gjithë produkteve të tjera me bazë bimore.

Studiuesit austriakë thonë se niveli i ulët i tyre nuk është i shëndetshëm për organizmin dhe është pikërisht aciditeti i dietës vegjetariane rrit rrezikun për prekjen nga kanceri, alergji të ndryshme, por edhe cenon shëndetin mendor, duke shkaktuar depresion dhe ankth.

Studimi përdori të dhënat e siguruara nga Qendra Studimore Austriake Shëndetësisë për të analizuar historikun në kartelat mjekësore mes mishngrënësve dhe vegjetarianëve.

Në studim u përfshinë 1320 persona, ku kishte veganë, vegjetarianë dhe mishngrënës, por që konsumonin gjithashtu shumë fruta e perime dhe mishngrënës që i konsumonin më pak.

Përfundimi; Studiuesit austriakë këshillojnë që të mos hiqet dorë nga mishi, por as nga frutat e perimet dhe të vendoset një ekuilibër mes produkteve të konsumuara, si dhe një regjim jetese i shëndetshëm.

30