nga Ergün Yıldırım.

Politika saudite bazohet në dinamizmin e lëvizjes vehabiste që filloi në fund të shekullit të 18 dhe arriti kulmin e saj në shekullin e 19-të. Ajo është një politikë që bazohet në sintezën e fisit dhe sektit me aleancën midis Abdulaziz Ibn Saudit dhe Muhammed bin Abdul Wahabit. Këto politika u ngritën nga Nexhdi dhe u përhapën në zonat nën sundimin osman përgjatë kohës. Madje edhe shumë luftra dhe operacione për ta shtypur atë nuk mundën që ta shkatërronin këtë dinamizëm. Sherifi i Hixhazit i tregon administratorit lokal Galip Pashës, duke iu referuar vehabistëve, “Ata po vijnë nga kudo, si tufat e karkalecave që zbresin nga malet pas shiut”. Perandoria Osmane e kuptoi këtë që në fillim dhe e diagnostikoi atë si Havarixhizmi Saudit.

Sulltani Mahmud II e legjitimoi fjalën vehabizëm me këtë term. Në kushtet e shekullit të 19-të, një lëvizje havarixhe që u ngrit nga Nexhdi rilindi përsëri. Kjo lëvizje po zhvillohet pavarësisht nga ndërhyrjet e shumta. Britanikët që e shikonin këtë situatë, filluan të përfitojnë nga ky proces. Ky është momenti kur Lawrenci fitoi famë.

Me kalimin e kohës, vehabizmi në Nexhd kthehet në një shtet. Rijadi bëhet kryeqytet. Mirëqenia dhe pasuria që erdhi në vitin 1938 nga nafta e çojnë vendin drejt një transformimi të ri. Nafta në këtë kohë fillon dhe hap rrugën për një vehabizëm konformist. Lëvizja Ikhuane (Vëllazëria Myslimane) fillon dhe vazhdon të ekzistojë si dinamizmi themelor i vehabizmit. Ibn Saudi e njihte mirë varfërinë e tyre. Ndjekësit e ihuanëve ju përkushtuan xhihadit dhe islamizimit të muslimanëve. Ata dëshironin që bashkësia islame të rregullohet rreth njëshmërisë së Zotit. Të gjitha sjelljet që nuk përputheshin me teorinë e tyre u quajtën kufër (mosbesim) ose bidat (risi në fe). Për t’i trajtuar këto, xhihadi u shndërrua në solidaritetin fisnor dhe armën luftarake. Per vite me radhë e kundërshtuan vehabizmin që u kthye në konformizëm. Në vitin 1939, udhëheqësit e fiseve të mëdha dhe xhihadistët dorëzohen. Megjithatë, konformizmi që erdhi nga petro-dollari i prishi vehabistët me bollëkun që solli. Mbreti Faisal dëshiron që ta ndryshojë këtë, prandaj ai ndryshon vehabizmin si një mënyrë bashkimi për Islamin. Ai drejtoi struktura të tilla si Banka Islamike, Liga e Botës Islame, Organizata e Konferencës Islamike, Bashkimi Botëror i Rinisë Muslimane. Egjipti vendosi lidhje të mira me Ihuanët. Islamizmi filloi të mbështetet kundër arabizmit dhe socializmit. Qëndrimi agresiv i vehabistëve ndaj myslimanëve u kanalizua në rendin botëror. Ai u përpoq që të integrojë vehabistët në botën islame. Kisingeri takohet me mbretin Faisal dhe kërcënon se puset e naftës do të pushtohen dhe do rrethohen nga flota amerikane nëse do jetë nevoja. Pas këtij kërcënimi mbreti Faisal vritet nga nipi i tij i cili për një kohë të gjatë jetoi dhe studioi në SHBA.

Revolucioni islamik iranian i vitit 1979 fillon të shkundë Arabinë Saudite. Asketizmi vëllazëror vehabist dhe projektet transformuese të xhihadit rishfaqen. Xhuhajman bin Utaba organizon sulmin e Kabes. Kjo situatë i thërret përsëri në detyrë Ihuanët me njoftimin e titulluar “Thirrje për Ihuanët”. Xhuhajmani lindi në një nga vendbanimet ihuane dhe ishte anëtar i një prej fiseve të famshme vehabiste. Qeveria Saudite merr ndihmë nga ushtria franceze për t’u perballuar me këtë situatë.

Kjo rishfaqje e Ihuanëve dhe e Revolucionit Islamik Iranian e çuan qeverinë saudite drejt një zhvillimi kundërshtues ndaj islamizmit. Vahabistët asketë të lëvizjes ihuane u kanalizuan në xhihadin e Afganistanit. Në kundërshtim me rrethimin e Iranit me islamizëm, duke përfituar nga dinamizmi i Lëvizjes Ihuane, veprimi kryhet për të kundërshtuar islamizmën”. Të rinjtë që shkuan në Afganistan të cilët vinin nga dinamizmi Ihuan saudit u bashkuan që të gjithë nën një grupim. Më vonë, ky grupim do të bëhet i njohur si al-Kaeda. Al-Kaeda shfaqet si një grup i ri i vehabizmit asketik. Zarkavi, i cili shkoi nga Jordania për në Afganistan, u trajnua këtu, në kampe e al-Kaedës nga ku më vonë vjen në Irak nëpërmjet Iranit. Pas pushtimit amerikan, ai fillon operacionet. Në këtë kohë shfaqet Daeshi.

Qeveria saudite tani po eleminon vehabizmin me teorinë e moderuar të Islamit duke u kthyer në politikën konformiste. Vehabizmi tani duhet për t’u vendosur në tregun e lirë kapitalist. Bashkimi i Islamit është lënë. Në vend të kësaj, cështja kryesore tani është arabizmi. Qeveria Saudite kohët e fundit u takua me udhëheqës shiitë irakianë dhe krerë të shtetit irakian. Mbështetja për Abdel-Fattah el-Sisin dhe ndoshta kontaktimi së shpejti me Bashar Assadin, të gjitha këto e tregojnë këtë. Këtë herë, vehabizmi mund të shfaqet nën emrin kapitalizmi kombëtar arab. Në përgjigje të Socializmit Kombëtar Arab, tani ky kapitalizëm nacionalist mund të zhvillohet. Kjo është ajo që sugjeron princi i kurorës Selman. Ky është identiteti i vërtetë i Islamit të moderuar. Megjithatë, kjo nuk është një gjë shumë e thjeshtë. Është shumë e vështirë për të eliminuar plotësisht degën Ihuane që përbën dinamikën themelore të vehabizmit dhe ta bindë atë në kapitalizmin kombëtar arab. Për arsye se kjo degë është një dinamizëm jashtëzakonisht me ndikim në shpërndarjen e të gjitha fiseve të komuniteteve të Gjirit dhe shpërndarjes sektare që përbëjnë Arabinë Saudite dhe rrethinat e saj./ Gazeta Impakt

burimi:yenisafak

75