Velentina Leskaj ‘godet’ Edi Ramën: Pyesja veten, çfarë bëj në këtë Parlament

Në emisionin ‘Studio e Hapur’ në News 24, po diskutohet rreth jetës së vështirë politike të një gruaje në Shqipëri.

Ndër të ftuarat është edhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, e cila ka qenë pjesë e parlamentit nga viti 1997 deri në 2017. E pyetur se çfarë mendon për deputetët e sotëm të Parlamentit, Leskaj u shpreh e zhgënjyer me cilësitë e tyre.

“Unë e kisha vendosur që do të tërhiqesha, prita që të mbaronte procesi i zgjedhjes së Presidentit dhe pasi u zgjodh presidenti dola para mediave dhe komunikova që kam vendosur që të mos rikandidoj më dhe thashë që do preferoja që të zëvendësohesha nga një e re. Ka gjëra të tjera që njeriu mund t’i bëjë dhe njëherësh të mbetet e angazhuar. Kam pasur dhe kam rezerva për cilësinë e parlamentit. Unë pyesja veten çfarë po bëj unë këtu”, ka deklaruar Leskaj.

Mazhoranca e drejtuar nga Partia Socialiste ka qenë mjaft e goditur nga ligji i Dekriminalizimit, i cili u shoqërua me largimin dhe tërheqjen e Arben Ndokës, Mark Frrokut, Aqif Rakipit, Vladimir Kostës, Alfred Pezës dhe Shkëlqim Selamit, të cilët rezultuan të dënuar dhe të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne