Veliaj guxon të shkojë në Astir, pi kafe në lokalin e nipit të Gramoz Ruçit, banorët: Erdhi si skuth, me 20…

Edhe pse ka më shumë se dy muaj që banorët e Astirit kanë dalë në protesta, vetëm sot kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka denjuar që të shkojë në zonë, sigurisht pa praninë e mediave dhe me regji qendrore.

Përmes një kronike të shpërndarë nga zyra e shtypit të Bashkisë thuhet se Veliaj ka pirë një kafe me banorët e zonës.

“Ishte një kënaqësi e veçantë që takoja të gjithë miqtë këtu në “Astir” e ta filloja ditën me një kafe dhe një raki të mirë “Skrapari”.

Siç u takuam me miqtë nga Tropoja, sot me miqtë nga Tepelena, Korça, Skrapari, sepse besoj që është shumë e rëndësishme të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe ajo që kemi një konsensus sot, siç patëm me miqtë nga Tropoja, Kukësi e Dibra, ashtu edhe me tepelenasit, skraparllinjtë e korçarët është që ky projekt duhet të vijojë dhe ne duhet të ecim përpara me zhvillimin e Tiranës”, njofton zyra e shtypit të Bashkisë.

Po si qëndron e vërteta:

Burime për Fax News bëjnë me dije nga se lokali në të cilin ka qenë i pranishëm Veliaj, nuk është i banorëve që preken nga projekti, por i nipit të Gramoz Ruçit, Gjolek Malaj.

Banorët thonë se Veliaj shoqërohej nga 20 badigardë nga frika e një konfrontimi me banorët.

“Erioni bënë takime në mënyrë të fshehur si skuth, me 20 badigarde , në orën 7:30 të mëngjesit se nuk është aq trim të përballet me banorët e unazës se re, takimi i tij ishte me spiunët e zonës, me njerëzit pa shkolle , të cilët janë strukturat e Rilindjes.

Takimi i tij ka qen me Administratorin e zonës, Adriatik Merko dhe me nipin e Gramoz Ruçit , Gjonlek Malaj të cilët për shkak të këtyre është bërë dhe devijimi i projektit.!!

Turp të kesh Erion Velia pafytyrësia jote po arrin kulmin. Me takimet e tua fallco”, shprehen banorët që protestojnë prej dy muajsh.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne