Veliaj i hedh zjarrit benzinë: Parti shpellare, i nxorën bojën vendit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar lidhur me ngjarjen e sotme, ku Paloka i hodhi bujë në fytyrë kryeministrit Rama.

Veliaj duket se i ka hedhur zjarrit benzinë, teksa përmend sërish termin “shpellar” për të cilin u kritikua, e në fakt shkruan se ai përmendi “parti shpellare”, ndërsa pretendon se portalet gjobëvënëse vrapuan të përdridhnin se ishte për miletin.

“Jo or jo, per keta e kam, sot e gjithmone, neandertalet e SHQUP, mavri me boje qe i nxoren bojen ketij vendi me dhune, shkaterrim e perdhosje te cdo vlere shqiptari!”, shkruan ndër të tjera kryebashkiaku.

Postimi në Twitter:

Kur thoja ‘parti shpellare’ gjithe portalet gjobevenese vrapuan ta perdridhnin se kinse ishte per miletin. Jo or jo, per keta e kam, sot e gjithmone, neandertalet e SHQUP, mavri me boje qe i nxoren bojen ketij vendi me dhune, shkaterrim e perdhosje te cdo vlere shqiptari! Turp

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne