Veliaj krahason Teatrin me Pazarin e ri: Pas kalvarit histerik, Teatri i ri do nderohet me çmime

Artistët të mbështetur dhe nga aktivistë por edhe nga partitë opozitare në vend, protestojnë prej një muaji kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Aleanca për mbrotjen e teatrit, sot në orën 18:30 ka thirrur një protestë-marshim përpara Kryeministrisë dhe Presidencës.

Por, 5 orë para zhvillimit të këtij marshimi, Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj provokon me një status në Twitter duke i quajtur zërat kundër shembjes së teatrit si “histeri”.

Ai ka shfrytëzuar disa foto nga Pazari i Ri për të bërë krahashim:

“I madh e i vogel te Pazari i Ri. Kur kujtoj kujën, protestat e perbetimet kunder Pazarit te Ri, me ben te besoj se edhe Teatri Ri pas kalvarit histerik, do jete vendi tjeter me i preferuar ne Tirane e si Pazari, Sheshi Skenderbe që do vleresohet me çmime”, shkruan Veliaj.

Në tre fjali tekst, konstatohet një e pavertetë: Askush nuk ka protestuar kundër Pazarit të Ri. Askush as qytetarë e as opozitarë! E vetmja deklaratë nga PD, ka qenë ajo e Eno Bozdos, i cili ka deklaruar se “Pazari i Ri ka qenë një projekt i ish-kryetarit Basha”. E dyta, pazari i ri dhe as sheshi Skenderbeu nuk janë shembur për tu rindërtuar me disa kulla përreth. Projektet nuk janë shkruar nga një firmë private, për tu kthyer më pas në ligj të votuar nga mazhoranca.

Në rastin e Teatrit Kombëtar, artistët, intelektualët, etj. kanë ngritur shqetësimin e tjetersimit te pronës publike si dhe mungesën e një transparence mbi projektin e ri të Teatrit Kombëtar.

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne